Mbrojtja e Limajt u pagua me afro dy milionë euro

Artikujt tjerė
- MPB-ja gati për tenderin e letërnjoftimeve biometrike
- LDK: PDK-ja duhet të bëhet parti normale për tu anëtarësuar në PPE
- Kuvendi e ndalon Qeverinë të hapë universitet në ministri
- Kosova tek pas dy vjetësh mund ti kërkojë dëmshpërblim Serbisë
- Universiteti i Prishtinës padit Kishën Ortodokse Serbe
- Haradinaj nuk merr sinjal për koalicion nga Thaçi
- Jahjaga u takua me homologun e saj kroat Josipoviq
- Haradinaj: Dialogu me Serbinë, i pakthyeshëm
- Fuad Ramiqit nuk i pëlqejnë pyetjet e Kohës Ditore
- Vetëm EULEX-i po heton arrestimet në Graçanicë
Prishtinë, 31 janar - Rreth dy milionë euro i kanë kushtuar dy procese gjyqësore deputetit Fatmir Limaj. Një milion në Gjykatën e Hagës dhe një milion në Prishtinë në rastin Kleçka. Njëmilionëshi i parë burim ka fondin Limaj, e njëmilionëshi i dytë dyshohet se e ka krimin. Mbi këtë bazë, Prokuroria Speciale ka ngritur akuzë për shpëlarje parash kundër deputetit Limaj dhe dy vëllezërve të tij, Demirit dhe Florimit, vepër kjo e dënueshme deri në dhjetë vjet burgim dhe gjobë tri herë më të lartë sesa vlera e parave që dyshohen se rrjedhin nga krimi.
Prokurori gjerman i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Johannes Picker, dyshon se paratë me të cilat është paguar avokati Karim Khan janë të pista.
(Nga janë marrë këto para, çfarë jete kanë bërë vëllezërit e Limajt, a është deklaruar pasuria e Limajve në AKT, për çfarë tjetër mund të akuzohen ata, lexoni më gjerësisht sot në Koha Ditore)


Londonasi01.02.2013/12:30
E kah i murr gjith ato pare nese nuk ka vjedhe.
Haram i kofshin krejt.

Ramë Bllaca01.02.2013/07:59
Jetoj dhe veproj ne perendim qe 18 vite,kam fituar dhe fitoj,duhet ta qesmi doren ne zemer te gjithe ne qe po komenmtojme,SIKUR TE MUNDEMI DHE NE DO VJEDHSHMI,por sna ka mbajt as te luftojm as te vjedhmi ata qe kan luftu edhe le te vjedhin,kam inat ata qe skan luftu e po fitojn ne krah te luftetareve.

mirja 01.02.2013/07:49
limaj te lirohet e kto burgosje politike knaqin apetitet serbe,e komentus qe ju doket ma mir me serbi kan kufirin qel te shkojn ne theqafje e mos te kthehen kurr,

Iliri31.01.2013/20:32
Hallal Fatmir

Qufaj31.01.2013/20:23
Kjo drejtesi eshte marri ne rastin Limaj.Edhe un dyshoj ne burimin e atyre te hollave por per mua nuk qendron problemi ketu ,Pyetja eshte pse nuk ndiqen Hashim Thaqi ,Ramush Haradinaj ,klani i Veselit,i Mustafes ,Pse nuk shiqohen burimet e fam.Rugova por vetem ndalen te Limaj.Kjo tregon se ktu ska drejtesi por Politik e shkruar nga K.Veseli e dirigjuar nga Thaqi dhe ne emer te "ligjit"e egzekutuar nga te huajt ,nga te huajt per faktin se nuk ka implikime dhe konsekuenca per Skenarin e kesaj Drame te shkruar allaShikqe.

Xhafer31.01.2013/14:51
2 Million Euro. Kurse nana jeme e merre pensionin 60 euro ne mujte. Luje mace kryete e bullit. Nese me te vertete i ka paguar keto para athere kurre mos dalte nga burgu. 2 Millione nuk mund ti kursej nje business ne vogel ne shtetet e perendimit lere me nje minister transporti ne Kosove. Ketu shihet paster se Limaj i ka vjedhe paret e popullit. Por nuk eshte Limaj i vetem si ai jane fatkeqesisht e mbare qeveria e Kosoves. E mjera Kosova ne duart a kujt ka mbete. Hajn Thaqi, hajn Ramushi, Hajn e mbare LDKja o heren tjeter kam me votue per Albinin. E nese edhe Albini vjedhe ikni prej Kosove se ne nuk meritojme te kemi shtet.

ilir31.01.2013/14:40
Hallall ju koft qe kane luftu a JO QE JANE KORoptu o shqiptar

agimi31.01.2013/13:54
Disa komentus ata qe luftu dhe me pas me korruptu JO JO nuk shkon edhe une kame qen pjesatr i UQK . Nje diqk eshte mund te blehet po edhe me mund e veshtire te mbahet edhe ne ne lire duhet edhe me shume te punojn e jo te korruptojm .

Antari31.01.2013/12:11
Per"Komentimi" e disa tjerë, ku ishit ju kur u bajshin miljonera shkiet e nuk ju ndike zani. kta njerez si Fatmiri ishin ata qe e perzuen shkaun prej Kosove dhe hallall u koft.

guri hyseni31.01.2013/11:49
po a dy milijon avukatve e unë i gjori qe 30 vjet punoj e jetoj me qira, qka i thonë kesaj pune , sigurisht i kanë maqinat me pre pare leter hesapi . Zoti jarabi i shkatrroft keta kriminel se ma mirë paska pas qenë me jetue me shkie se me keta hajna e gjakpirsa

martin marku31.01.2013/11:45
te gjithe qe po shkruani apo po mendoni se ashtu na qenka ne shqiptaret ende nuk u mesuam me te pavertetat e europes dhe serbis shqiptare te nderuar heroit mbesin gjithmon herpi shpejt i harruat vuajtjet mos te mashtrohemi nga te pa vertetat ata limen e dojne ne qeli aty ku nuk e ka vendin ai eshte nje hero i msdhe

dini31.01.2013/11:34
edhe 1000 shpirta ti kisha pase per kosove i kisha dhane po qyshjo ,ku kish fitu ma shum se ne kosove ky,

Komentimi31.01.2013/11:30
E dëgjoni atë far tipi kur thotë se i ka mbrojtë 85.000 njerëz. Po ai .... e vet nuk ka mujt me mbrojt e po m'i mbronë 85 mijë vetë. Pse shkruni këso marrinash. Po edhe me i pas mbrojt, tash duhet me ia krisë hajnisë. Po njerëz kokëtrash kish pas Kosova. Gjërat janë shumë të çarta. Kurfarë faktesh nuk duhet më shumë. Gjithandej Kosovës sheh rrugë e ura që janë nisë dhe nuk janë përfunduar, pasi që një pjesë e pareve kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve. Dhe askush nuk merret me këto gjëra. Dhe këtij me i thënë shtet?...

Den Baba Den31.01.2013/11:19
Po me intereson se sa i ka paguar avokatet Ramush Haradinaj? Sa do ti kushtojshin avokatet Sami Lushtakut? O nuk eshte vetem Fatmir Limaj por te gjithe ish komandantat dhe te veteshpallurit gjenerala ja kane kajt nanen buxhetit te kosoves. Mos te flasim per krimin e organizur qe e kan njiqind perqind ne dore.

Haxhi Osmani31.01.2013/10:37
Kushe eshte, nji qeveritar, i Kosovese qe nuk eshte i kuruptun ? Ku ka nji kryetar i nji kumune Qe nuk ka vjedhun ma thjeshte,sesa i kuruptun ? Prej Hashim Thaqit,e deri ma i vogli Jan te kuruptun.! Ma mire, dhe ma drejt hajna,hajna,hajna.

Naimi31.01.2013/10:35
Sigurisht Hasha ja ka ofru keto te holla Fatmirit.

kull guri31.01.2013/10:30
2 miljon euro veq me ken miljoner se nuk mundet mi pas kta jen ba bandita hajna kriminele shtini burg ngujoni mos ileni me dal se emyten popllin se kan harru si ka zot krejt

aliu31.01.2013/10:27
O popull krejt kosoven me pas shlirue hajnia dhe keqperdorimet jan te ndalura me ligj.A e pat ne kroaci Ante Gotovina ka qen luftar po edhe ish minister si Hashim thaqi sod po per vjedhje i hanger dhjet vjet burg.Luftar ka shum ne kosov qe po vujn urie e keta dait i harrun kolegt e vet e harrun popullin e shkret e su ngin kurr e sjan tue u ngi shqiptart nji koh jn kan pas ik prej regjimit te rankoviqit edhe prej milloshoviqi tash po ikun prej regjimit te sigurimit sekret te kosoves.Kjo qa po ndodh mozoma keq po i shalla e rrok rinia un dor e e pshton kit popull qe kurr gazepi nuk ju hoq prej hajnave e dilingjive e trdhtarve e anmiqve te mrenshum.Per luft qe eka ber duhet secilin me shpall hero e per hajn duhet me fut ne burg se amnisti per vepra kriminele qe i ban nuk ka per askan.

Arben31.01.2013/10:22
Shkruani ju lutem më rrjedhshëm redaksi e nderuar. Nuk ka kuptim sepse është gjuhë e nënës gjuha që shkruani, andaj duhet ta ndjeni pak!! Ata janë vëllezërit e Fatmirit nuk duhet të shkruhet vëllezërit e Limajt, sepse Limaj quhen që të tre!! Shpresoj mos ta merrni si sulm ndaj juve këtë kritik. Veq mshkoj nerva ka e lexova

Hajra Gjermani31.01.2013/10:00
Që nga viti 1972 punoj në Gjermani,do të thotë 40 vite punë.
Unë foli per veten time,kurrë nuk kam mundur ti kursej dhe ti kem në bankë 100.000 euro. Shumen ma të madhe që kam pasur ka qenë 60.000 euro. Unë jam duke u quditur si ka mundsi një njeri të pasurohet mbrenda disa muajve apo mrenda 23 viteve.
Kam shumë respekt për luftetaret e lirisë,por kur një i akuzuar paguan avokatin deri 2 milion,edhe sa miliona tjerë duhet ti ketë ?????????

Remziu31.01.2013/09:50
Une mendoj se jo 2 milion euro,por edhe vetem 2Euro nese jane vjedhe ,ne forma tenderesh ,shperlarje parash te ndjeken penalisht dhe te denohen ne baze te ligjeve egzistuese ne kosove.Ato Vajtimet e disa komentueseve ,se,,I ka shpetue 85000 njerez''nuk me bejne fare pershtypje. Nese dikush ka luftuar ,eshte festuar pas lufte si hero,dhe dele se ja vjedhe pasurin popullit te vete me nje bande ose disa banda ne koperim ,kushdoqoft ai,e varferon popullin,ja prishe ardhmerin vendit dhe gjeneratave, pas atyre qe ua ka prish Millosheviqi,e ka vendin ne burge dhe ate kohe te gjate. Me falni por nuk di une me qfar patriotizmi ,morali,ose dashuri ndaj vendit dhe qytetareve kemi te bejme ketu.Ne kosove njeher dhe pergjithmon duhet te funksionoje shteti Ligjore,qe te hecet perpara. Perndryshe na pret jeta e Columbianeve ,Peruaneve ,ku mbreteron dhuna ,Droga,prostitucioni varferia dhe shume gjera te tmerrshme.Populli i jone i vuajtur dhe liridashes ,nuk ka merituar gjera te tilla ,dhe kursesi nga bijet e vete te rrebeluar. me nderime.

Lipjani31.01.2013/09:44
Vallha dy miljon kogja shum pare jan, aj e din kah i kan ardh. Po perveq advokatve a e dini se qfar pasurije ka pytja ësht kah!!!

beka ger31.01.2013/09:43
Ne qe po jetojm ne perendim me pun skemi shanca me be miliona , ne Ks e dim te gjuth se B.Pacolli ka qen milioner me firmen qe e ka e disa per nje koh te shkurt mbas lufte u ben milionera.Fatmir Limaj ka qen luftar i dalluar nuk ban me mohu por milionat ku i murr duhet te ndriqohen keto raste te gjithe politikat jan be milionera jo vetem Fatmiri.Besoj se Eulexi do ti zbuloj te gjith dhe te gjith te denohen pa mar parasysh a ka qen uck apo tjeter send

Plis31.01.2013/09:40
Besi, edhe..EDHE...me i pas mbrojte, po don me thane qe tash ka te drejte me vjedhe e plackite 2 milione njerez sa te jete gjalle apo? Ai qe mbron popullin gjate luftess'ish dashte me e vjedhe KURRE. Harambash!

Reshati31.01.2013/09:36
Ku i moren kaq shum pare per mbrojtjen e z.Limajt,kurse ne kosov ka familje qumsht fmive nuk ka mi dhon.

blerimi31.01.2013/09:25
shum gjana ne kosove jan procese te montuara sikur te funksiononte shteti si duhet do te kishim mrri me larg.te perkrah o qlirimtare

nergut31.01.2013/09:22
E Ramushi ku i muar që pagoj 7 milion. Mos ja ka lane baba apo daja.

BESI31.01.2013/09:18
si duket popull qe harroj na shume se na shqiptart nuk ka,po si mund te thuash i ka lene papa shume pare pa i njohuir personalisht si familje dhe pa ditur se qfar vertet i ka len..ke harru qe ky njeri i mbrojti 85,000 njerez ne kohe te luftes a?kurr bree na nuk perparoj perderisa gjithmon ndodh e njejta gje te keqein e ngrisim,ate qe punon e shajm..po haram i koft ktij komandanti qe e mbrojti kete popull te ...

Concordi31.01.2013/09:11
Familje ma e varfer ishte...baba i tyre as shati me prashit nuk ka pas,cka me ba hajnia hajni....u ban djemte trete hajna...edhe patriota sa te duash....keto dy sende tani dominojne ne Kosoven e mjere..

Agimi31.01.2013/08:46
Shume e parate ua paskan lane baba ketyre tipave.










Hamza01.02.2013/12:47
Shum qud e madhe qysh mujn krejt keta politikanet ton kaq shum pasuri me pas.... keta i kan kishe do rroga normalle po qysh po mujn me ba milona...
Ama krejt gati hajna