Haradinaj: Po su arrit marrëveshje me PDK-në - presim deri në zgjedhje

Artikujt tjerė
- Paguajnë nga dy euro me shpresë se do t'u kthehen pensionet
- Mbrojtja e Limajt u pagua me afro dy milionë euro
- KFOR- i hoqi barrikadat e betonit te Zveçani
- Opozita smund ta rrëzojë Qeverinë
- Thaçi: Jakup Krasniqi nuk shkarkohet
- PTK: Askush nuk mund të ketë qasje në serverë
- QKUK-ja inkason pak para nga pacientët
- E fitoi tenderin, por KEK-u se nënshkruan kontratën
- PK-ja dhe EULEX-i përfshihen në një operacion ndërkombëtar
- Thaçi përgëzoi John Kerryn
Prishtinë, 30 janar (E plotësuar) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se brenda pak ditëve do të hiqen dilemat dhe do të dihet epilogu përfundimtar i kërkesave të tyre për të bashkëqeverisur me Partinë Demokratike të Kosovës. Haradinaj nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve, nëse do ti bashkëngjiten grupit tjetër opozitar për të ngritur mocion për rrëzimin e qeverisë. Por, i pari i AAK-së ka thënë se kërkesa e partisë që ai drejton është e njëjtë dhe nuk ka asnjë ndryshim përmbajtjesor në ofertën e bërë për të qeverisur vendin, por sipas tij, edhe në rast të se kjo nuk ndodh, ne do të presim deri në momentin kur në vend do të jepet mundësia për zgjedhje të reja, transmeton KTV. Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë vizitës që i ka bërë Forcës së Sigurisë së Kosovës, me ç`rast ka thënë se Ushtria e Kosovës, siç e quajti ai, është e gatshme të anëtarësohet në strukturat atlantike.


Xhevdeti30.01.2013/18:30
Une te kisha preferuaruar qe te pushoni pak se nese beni koalicion me Hashimin, behuni i sigurt se as pragun ne zgjedhjet e ardhshme sdo ta kaloni.

shala30.01.2013/15:10
valla hiq mos u boni gat as ti as ai se te dyt analfabeta jini na vyjn njerz te shkollum se ju edhe bollicat i hupni u ngop populli me juve e per hajr ju koft dubrava juve

mali30.01.2013/14:09
si tboni keshtu hajgare me ne,njeri e rrxojm tjetri jo ,skame vota nga familja ime dhe farefisi jem

Mitch30.01.2013/14:04
Valla bre Rambo, në luftë ishe number one, the first, et di se jam kan vet e të kap pa, tu dhe ushtarët tu...shfrytzoj rastin për të falenderuar...halla... por, në politikë le si fëmija ja ke ba...

beka ger30.01.2013/13:58
Z.Hajredina nëse don me shpetu ti dhe populli mos benë kualicion me Pdk sepse deri sod as kush me thaqin sun e ka be ose duhesh me u be skllav i thaqit apo klysh i ti se per ndryshe ska me funksionu.Mendo mire e mos u ngute se durimi gjith her ka fitu ok pershendetje nga Gjermania










ILIRIDON30.01.2013/21:10
O Ramush, po me duket qe shume po taktizon.Kjo Qeveri e korruptuar dhe e zhytur deri te hundet ne krim te organizuar duhet sa me shpejt me shkue ne burg aty ku e ka vendin.Mos prit zgjedhje po RREZO dhe beni diqka te mire per kete popull te mjer qe kurr nuk ju hjeken vuajtjet dhe regjimet e diktuara.