Kritikohet dhe mirëpritet marrëveshja e Brukselit

Artikujt tjerė
- Pacolli i kthehet lobimit për partinë
- Subjektet në pushtet nuk e kanë as gjysmën e ulëseve në Kuvend
- Shorti, opsion për ti zgjedhur anëtarët e Kryesisë së PDK-së
- Fondi për veriun bashkon Kosovën dhe Serbinë
- Të pakënaqurit ndëshkojnë Qeverinë me djegie veturash
- Tentim-atentatori i Ibrahim Rugovës vizitohet nga EULEX-i
- Thaçi: Çdo shtet e ka nga një Mitrovicë
- LDK-ja e Vetëvendosje kërkojnë transparencë
- Krerët e serbëve në veri si besojnë më Daçiqit
- Kritikohet dhe mirëpritet marrëveshja e Brukselit
Prishtinë, 18 janar - Takimi i katërt mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, i zhvilluar nën lehtësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, ka rezultuar me një marrëveshje të përkohshme për doganat.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri thotë se nëse është arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ajo duhet të sqarohet para deputetëve të Kuvendit nga ana e kryeministrit.
Do të kërkojmë se është obligim i zotit Thaçi të raportojë në Kuvend edhe të na njoftojë, Kuvendin dhe të tjerët, se çka është arritur, çka është biseduar. Prandaj, nuk mund të themi diçka më shumë nga ajo që është thënë në deklarimet mediale, tha Beqiri për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kryeministri Thaçi është i obliguar që në këtë dialog të sillet në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe se Kosova, sa i takon çështjes së doganave, është një zonë doganore dhe kështu duhet të jetë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të së premtes ka thënë se tash doganat do të paguhen sipas standardeve që ka caktuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.
Kurse, kryeministri Daçiq ka shpjeguar se mjetet e mbledhura nga dogana do të shkojnë në një fond të veçantë, që do të themelohet nga Bashkimi Evropian, e kryesisht ato mjete do të përdoren për zhvillimin e komunave veriore.
Ai ka shtuar, po ashtu, se ky fond do të mbikëqyret nga një përfaqësues i BE-së, një përfaqësues i veriut të Kosovës dhe një i institucioneve kosovare.
Shpend Ahmeti, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, duke komentuar marrëveshjen e përkohshme për doganat, tha se krijimi i një fondi të veçantë zhvillimor për veriun është treguesi më i mirë për një autonomi për serbët në veri.
Sipas tij, me siguri që Thaçi dhe Daçiq janë dakorduar për disa gjëra që do ta ndryshojnë Kosovën.
Atë që e kemi pasur si drojë para këtij dialogu, po vërtetohet si e saktë. Lëvizja Vetëvendosje po e sheh se atje është dakorduar që të gjitha doganat që do të mblidhen në veri, do të shkojnë në një fond të veçantë zhvillimor, siç po e quan kryeministri Thaçi, tregon se vetëm po krijohet baza e një autonomie- ndryshimit të organizimit të brendshëm, ku një grup etnik dhe një territor i caktuar do të jenë në një organizim të veçantë dhe aty janë hapur edhe tema të veçantisë së serbëve. Presim ta shohim tekstin, por me gjasë janë marrë vesh që do ta ndryshojnë Kosovën, u shpreh Ahmeti për Rel.
Për dallim nga LDK-ja dhe Vetëvendosje, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini konsideron se takimet, dialogu dhe marrëveshjet janë në drejtimin e duhur.
Është një hap përpara, ka shumë tema që mund të diskutohen. Me siguri që do të vijë dita dhe ato do të bëhen edhe më të zorshme, për shkak se kemi shumë tema të hapura. Mirëpo, është një hap në drejtimin e duhur, theksoi Gjini.
Në kuadër të bisedimeve për zhbërjen e strukturave paralele të sigurisë, që Serbia i ka në veri të Kosovës, kryeministri Thaçi ka thënë se "Qeveria e Serbisë merr obligime dhe përgjegjësi edhe për shpërbërjen e strukturave paralele të sigurisë dhe largimin e tyre nga Kosova".
Daçiq, ndërkaq, ka nënvizuar se zgjidhja në këtë drejtim qëndron te krijimi i institucioneve të pranueshme si për Prishtinën, ashtu edhe për serbët e Kosovës.










