• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Lirohet për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Publikuar: 18.01.2013 - 16:37

Pejë, 18 janar – Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë njoftoi sot pasdreke se pos rrugëve të tjera në këtë rajon, para pak çastesh është liruar për qarkullim edhe rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e cila ka qenë e mbyllur për automjeteve transportuese të mallrave dhe për autobusë për arsye të gjendjes së rrugës në anën e Malit të Zi.

Megjithëkëtë, Policia iu rekomandon shoferëve që të shtojnë masat e kujdesit në qarkullim dhe patjetër të kenë me vete edhe pajisjet adekuate dimërore, sepse, si thuhet, mund të ketë ndryshime të rrethanave të motit dhe që rrugët të mbyllen edhe gjatë udhëtimit.

Ndryshe, në mbarë zonën e Dukagjinit gjendja e rrugëve për qarkullim sot është e kënaqshme dhe të gjitha janë të kalueshme pa ndonjë vështirësi.

Edhe rruga Pejë-Rugovë (Kuqishtë) është e kalueshme, mirëpo kërkohet kujdes i shtuar për shkak të reshjeve të shiut dhe borës dhe rrezikut të paraqitjes së ortekëve, në veçanti nga kilometri i 6-të deri në kilometrin e 9-të. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 31°CShi i lehtė
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell