Të drejtat e punëtorëve të Distribucionit mbrohen me ligje të Kosovës

Artikujt tjerė
- Kongresi i PDK-së, më i rëndësishëm se jeta e nxënësve
- Kundërshtitë e serbëve të veriut ndaj Beogradit - farsë
- Pantiq: Prishtina dëshiron të provokojë incidente në veri
- Thaçi rizgjedhet kryetar i PDK-së
- Zeman smund të ndërpresë marrëdhëniet me Kosovën
- Kosova me atashe policorë në vende të ndryshme
- PDK-ja synon ta dominojë Bordin e RTK-së
- Gagica: LDK-ja ka financuar stërvitjet ushtarake të Adem Jasharit
- Drejtori i ri shfrytëzoi RTK-në për projekte private
- Prishtinë: Policia kontrolloi hyrjet para protestës së VV-së
Prishtinë, 18 janar - Në procesin e përmbylljes së procesit të privatizimit dhe funksionimin e kompanisë KKDFE-së do të mbrohen të gjitha të drejtat e të punësuarve në këtë kompani, u theksua gjatë takimit që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj kishte sot me delegacionin e sindikalistëve në përbërje të së cilit ishin kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Haxhi Arifi dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Distribucionit dhe Furnizimit, Fehmi Pajaziti.
Në takim ishin të pranishëm edhe kryesuesi i Bordit te Zyrës se Rregullatorit, kryetari i Bordit të KEK-ut, drejtori menaxhues i KEK-ut dhe kryetari i Bordit të KKDFE-së.
Ministri Beqaj u ka dhënë garanci përfaqësuesve te sindikatës se gjatë këtij procesi do të respektohen në plotni ligjet e Kosovës dhe kontrata e privatizimit. Me ketë rast ai ka theksuar se sipas kontratës së privatizimit të gjithë punëtorëve u garantohen kontrata trevjeçare dhe se në funksionimin e kompanisë së privatizuar do të respektohet Ligji i Punës.
Ministri gjithashtu theksoi se monitorimi i implementimit të kontratës së privatizimit do të bëhet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, institucion që i përgjigjet vetëm Kuvendit.
Në takim janë sqaruar dilemat dhe shqetësimet e punëtorëve dhe është arritur pajtueshmëri për bashkëpunim të ngushtë dhe gjithanshëm me Bordin e KEDS-it dhe kryeshefin ekzekutiv, me qëllim që të realizohen objektivat e parashtruara me procesin e privatizimit dhe njëkohësisht të sigurohen mbrojta e të gjitha të drejtave të punëtorëve në bazë të ligjit dhe kontratës mbi privatizimin.








