"Serbët nuk do t'i paguajnë doganat"

Artikujt tjerė
- Kritikohet dhe mirëpritet marrëveshja e Brukselit
- Lirohet për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
- Diplomoi gjenerata e 44-të e Policisë së Kosovës
- Policia e cilëson djegien e veturave rrezik të përgjithshëm
- Të drejtat e punëtorëve të Distribucionit mbrohen me ligje të Kosovës
- "Serbët nuk do t'i paguajnë doganat"
- Numër shqetësues të përdoruesve të drogës në Kosovë
- Forumi rinor i LDK-së shpërndau fletushka me biografinë e Rugovës
- Kryeministri i Tunizisë: Njohja e pavarësisë, çështje e kryer
- Kosova përjashton Serbinë nga Gjermania
Mitrovicë, 18 janar - Përfaqësues të komunave veriore të Kosovës do të mblidhen në Zveçan të hënën për të diskutuar marrëveshjen e fundit për doganat të arritur në Bruksel mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.
Në seancë do të marrin pjesë kryetarët ilegalë të komunave veriore dhe politikanë tjerë që veprojnë në veri të Kosovës.
Ndërkohë, Slavisha Ristiq nga Zubin Potoku, ka thënë se serbët nuk do t'ia paguajnë doganat e as tatimet shtetit të pavarur të Kosovës.
Në anën tjetër, zyrtarë të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë kanë thënë se marrëveshja e arritur për doganat është në interes të serbëve.
Kryeministri i Kosovës, pas takimit të së enjtes në Bruksel, ka thënë se "doganat do të paguhen sipas standardeve që ka caktuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.
Homologu i ti serb ndërkaq, Ivica Daçiq, tha se paratë e mbledhura nga doganat në veri do të mblidhen në një fond që do të themelohet nga Bashkimi Evropian dhe ato do të shfrytëzohen vetëm për veriun e Kosovës.








