Numër shqetësues të përdoruesve të drogës në Kosovë

Artikujt tjerė
- Pacolli i kthehet lobimit për partinë
- Subjektet në pushtet nuk e kanë as gjysmën e ulëseve në Kuvend
- Shorti, opsion për ti zgjedhur anëtarët e Kryesisë së PDK-së
- Fondi për veriun bashkon Kosovën dhe Serbinë
- Të pakënaqurit ndëshkojnë Qeverinë me djegie veturash
- Tentim-atentatori i Ibrahim Rugovës vizitohet nga EULEX-i
- Thaçi: Çdo shtet e ka nga një Mitrovicë
- LDK-ja e Vetëvendosje kërkojnë transparencë
- Krerët e serbëve në veri si besojnë më Daçiqit
- Kritikohet dhe mirëpritet marrëveshja e Brukselit
Prishtinë, 18 janar - Narkomania si fenomen ka filluar të bëhet çdo ditë e me shqetësuese për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve, vlerësojnë për Telegrafin sociologë dhe drejtues të OJQ-ve. Trendi i rritjes është shqetësues sidomos në mesin e adoleshentëve, ku mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogave ka rënë në 12-13 vjet.
Referuar statistikave të organizatës joqeveritare Labirinti, numri i përdoruesve që varen nga përdorimi i drogës sillet prej 3000-5000.
Sipas statistikave të Policisë së Kosovës në vitin 2012 janë konfiskuar 94 kilogramë heroinë, 1237 kg marihuanë, 7 kg kokainë, 12508 fara kanabisi dhe 153 ekstazi.
Ekspertët alarmojnë për një qasje me serioze të institucioneve shtetërore dhe shoqërisë në përgjithësi karshi këtij problemi.
Drejtori i OJQ-së Labirinti, Safet Blakaj në një deklaratë për Telegrafin tregon se numri i përafërt i përdoruesve që janë të varur nga drogat sillet nga 3000 deri 5000. Ky numër vlerësohet shumëfish më i madh nëse llogaritet përdorimi edhe i marihuanës.
Blakaj shqetësim tjetër paraqiti edhe moshën e përdorimit të drogave, që tashmë ka rënë në 12-13 vjet.
Mosha mesatare e fillimit të drogës është 16.5 vjet. Ndërsa mosha mesatare kur kalohet në varësi nga drogat është 21 vjet. Në drogat me përdorim më të madh mbetet Kanabisi (marihuana) në vendin e parë, heroina, kokaina, pastaj vijnë drogat të ashtuquajtura drogat e klubeve extazi etj, tha ai, duke shtuar se është i pakënaqur edhe me mungesën e programeve të rehabilitimit në Kosovë.
Sociologu, Fadil Maloku në një prononcim për Telegrafin thekson se mundësitë e përdorimit të drogës janë të shumta për shkakun se shoqëria kosovare definitivisht ka bërë një hapje të pa kontrolluar, në kuptimin që ka pranuar çdo vlerë deviante pa kurrfarë selektimi.
Sipas tij, fenomeni i narkomanisë prodhon pasoja sociale, shpenzime enorme materiale, abstenim nga pjesëmarrja dhe shfrytëzimi i të drejtave të garantuara qytetare, etj.
Ai tha se shkaqet më të shpeshta të përdorimit të drogave janë: kureshtja në moshën e adoleshencës, pastaj, mundësia e ikjes nga realiteti, zhgënjimi nga zhvillimet dhe perspektiva qoftë ajo personale apo familjare, ndikimi i rrethit etj.


MUSA19.01.2013/04:36
NGA KJO SHIFET SE SA KA RENDE E LIGJ NE KOSOVE DHE SA ZBATOHET LIGJI?SI ESHTE E MUNDUN FEMIJTE E MOSHES 12 VJEQARE TE PERDORIN DROGE .KU I KANE PRINDERIT ATA APO EDHE PRINDERIT E PERDORIN DROGEN.PARA LUFTE PERDORIMI I DROGES NE KOSOVE KA QENE XERO.QKA PO BEHET TANI.MARRE.

Barani18.01.2013/21:01
Nji ndere arysyete kryesore eshte KRIMI i organizuare nga ana e PUSHTETEMBAJTESVE.Zotri Blakaji eshte specijaliste se si joshet individi ne fillime pa pagese i ofrohete ky sherbime e kure te behete i mvarure dihete si veprone.Qendra ku fillohete kjo dukuri eshte afere stacionit Policore te qdo Qyteti e ne veqanti te Prishtinese pastaji ne entete e arsimite nga viti i 10 deri ne perfundime te shk.mesme.Kete dukuri e ndihmone dhe perhape grupi MAFIOZE i lidhure drejtepersedrejti me Org. e Sigurise te Shtetite.Keto Org. i perkrahine dhe ndihmojine ne shumicene e rasteve NDERKOMBETARET.H.dhe R. me ndihmen e Kom.te Polic. Sh. M. mundene pere 1 muje kete fenomene ta NDALOJINE nese nuke veprojine ky fenomene do te eshte me i rreziksheme se qdo ARMIKE dhe Rinija Jone 50 pereqinde do te vune nga NARKOMANIJA. V E P R O N I Ju L U T E M E . Ju Pershendese.








lum lumi19.01.2013/09:15
me te gjitha masat ligjore e pa ligjore shteti duhet ta ndaloj kete dukuri qe po e helmon rinin e ketu kan dore edhe njerzit me ndikim se droga nuk mundet me hy ne nje shtet ku ka ligje erregull.ta nderpresim sa nuk eshte bere von se ata nuk zgjedhin kush i kujt eshte e neser do te jen femijet e mi te tut e ati tjetri.stop drogave