• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Forumi rinor i LDK-së shpërndau fletushka me biografinë e Rugovës

Publikuar: 18.01.2013 - 14:04

Prishtinë, 18 janar -  Forumi rinor i LDK-së, vendosi sot disa fletushka në oborrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, raporton rtk. Në fletushka është përshkruar biografia e ish presidentit Ibrahim Rugova. Sipas të rinjve të LDK-së, aksioni simbolik ka për qëllim t’i kujtojë Qeverisë parimet dhe vlerat e ish-presidentit Rugova.

Ata akuzuar qeverinë se ka harruar presidentin Rugova, por edhe shumë figura tjera të ndritshme që sakrifikuan për lirinë e sotme.



“Qeveria e ka harruar presidentin Rugova, qeveria e ka harruar Fehmi Aganin, e ka harruar familjen Jashari, e ka harruar Nekibe Kelmendin , e ka harruar Xhemajl Mustafen, e ka harruar Zahir Pajazitin dhe të gjithë të rënët në luftë, sepse të gjithë këta harrohen përderisa një i ri mbetet pa punë, sepse të gjithë këta harrohen përderisa korrupsioni është prezent, derisa një qytetari nuk ju ofrohen shërbime mjekësore, të gjithë këta harrohen dhe i gjithë qëllimi dhe amaneti i tyre është harruar”, tha kryetari i forumit rinor të LDK-së, Armend Ibrahimi.



Me 21 janar, forumi rinor i LDK-së paralajmëroi se do të organizojë edhe marsh në shenjë respekti dhe nderimi për ish-presidentin Rugova.

Komente (3)

lemi18.01.2013/14:50

Pse nuk ngrejn zerin per fukarallekun ne popull.si dhe familjet e deshmorve,po ngrejn zerin per familjart qe rjepen buxhetin e Kosoves dhe disa pa pike merite.

Hosteni18.01.2013/14:19

Sa ishte gjalle z. Ibrahim Rugova, ne Kosove nuk kishte te papune, jo qe nuk kishte korrupcion, por 99 perqind te qytetareve as qe e dinin kuptimin e kesaj fjale, pastaj askush jo qe nuk vdiste, por as nuk semurej, sepse sherbimi shendetesor i parandalonte semundjet.... Hahahahha

Hasani 18.01.2013/14:15

Hajt se as presidenti 'historik' nuk ka qene engjull sa i perket korrupcionit!

Eshte sekret publik se te gjitha dallaveret ia ka ba permes Ukes!!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell