Komunat, kusht për liberalizim të vizave

Artikujt tjerė
- Diplomoi gjenerata e 44-të e Policisë së Kosovës
- Policia e cilëson djegien e veturave rrezik të përgjithshëm
- Të drejtat e punëtorëve të Distribucionit mbrohen me ligje të Kosovës
- "Serbët nuk do t'i paguajnë doganat"
- Numër shqetësues të përdoruesve të drogës në Kosovë
- Forumi rinor i LDK-së shpërndau fletushka me biografinë e Rugovës
- Kryeministri i Tunizisë: Njohja e pavarësisë, çështje e kryer
- Kosova përjashton Serbinë nga Gjermania
- Komunat, kusht për liberalizim të vizave
- Ivanoviq kërkon kufizimin gjeografik të veriut dhe Skenderajn e Vushtrrinë!
Prishtinë, 18 janar - Gjatë këtij viti, institucionet e Kosovës duhet ti përmbushin edhe një varg kriteresh të cilat Bashkimi Evropian ua ka vënë atyre, për të fituar liberalizmin e vizave. Njëri ndër kushtet themelore është funksionalizimi i pushtetit lokal.
Kështu të paktën u tha në tryezën organizuar nga Ministria për Integrime Evropiane në bashkëpunim me kryetarët e komunave të Kosovës. Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli, siç raporton Zëri, ka thënë se Kosovën e presin sfida të mëdha në procesin e Integrimit Evropian gjatë këtij viti.
Është pikërisht niveli lokal dhe ai komunal ku i gjithë legjislacioni dhe politikat sektoriale zbatohen me qëllim të përmirësimit të jetës së përditshme të qytetarëve të Kosovës që është rezultati apo qëllimi përfundimtar i gjithë këtij procesi, tregoi Kasapolli. Ai gjithashtu shtoi se gjatë vitit 2013 pret që të zbatohen të gjitha kushtet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave me qëllim, siç tha ai, të mundësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve nëpër Evropë.
Ndërkaq zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, ka thënë që kjo ministri ka nxjerrë tre rregullore, duke përfshirë edhe rregulloren 2012/05, që ka për qëllim funksionimin sa më të mirë në pushtetet lokale.
Rregullorja 2012/05, procedurat e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar, kjo rregullore është nxjerrë në pajtim me ligjin për vetëqeverisje lokale si dhe me ligjin për bashkëpunimin ndërkomunal. Kjo rregullore ka për qëllim të përmirësoj procedurat ndërmjet institucioneve të vetëqeverisjes lokale me komunat si dhe me institucionet tjera të vetëqeverisjes lokale jashtë kufijve, ka treguar Petroviq.
Ndërsa kryetar i Komisionit për Integrim Evropian i Kuvendit të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë që Kosova është e fundit në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit Evropian, dhe në këtë mënyrë mund të përfitoj nga eksperiencat e vendeve tjera.
Sipas Bushatit, funksionalizimi i plotë i pushtetit lokal ndikon drejtpërdrejt në procesin e integrimit evropian dhe në procesin e liberalizimit të vizave. Sipas tij, janë tre shtylla në të cilat Kosova duhet të bazohet për këtë proces.
Së pari vizioni, kërkohet një vizion i qartë politik për mënyrën se si do të shkoj Kosova drejt Bashkimit Evropian, së dyti çfarë vullneti politik do të jetë për të jetësuar vizionin politik të Kosovës për anëtarësim në BE, dhe së treti çështjen e burimeve njerëzore apo kapaciteteve njerëzore që janë të domosdoshme në këtë proces, ka treguar Bushati.
Ai tregoi që roli i pushtetit lokal është shumë i rëndësishëm dhe vendimtar për liberalizimin e vizave.









