• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Dy shpërthime në Mitrovicë

Publikuar: 18.01.2013 - 12:10

Mitorvicë, 18 janar - Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë natës së mbrëmshme, në dy raste të ndara, janë regjistruar dy shpërthime në veri të Mitrovicës, ndërsa cak i sulmeve ishin dy objektet hoteliere private.

“Rasti i parë i shpërthimit është regjistruar rreth orës 19:40min, në rrugën “Sutjeska”, në veri të Mitrovicës, ndërsa dëme materiale janë regjistruar në lokalin (kafeterinë) e një qytetari të përkatësisë etnike boshnjake”, thuhet në njoftim, ku sqarohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Shpërthimi i dytë, sipa snjoftimit, është regjistruar disa minuta para mesnatës, rreth orës 23:45min, në rrugën “Angjellka Neshiqa”, në ballkonin e një moteli privat, pronë e një qytetari të përkatësisë etnike serbe, në veri të Mitrovicës.

“Dëme të vogla materiale janë regjistruar në një automjet tip “Toyota”, pronë e ankuesit, e cila ishte e  parkuar afër vendit të shpërthimit ndërsa janë regjistruar edhe dëme sipërfaqësore materiale në pjesën e jashtme të lokalit".

"Nuk është raportuar për persona të lënduar ndërsa besohej se mjeti eksplodues, mund të jetë një granatë dore, e ngjashme me atë të rastit të parë të shpërthimit”, thuhet në njoftim.

Rastet janë regjistruar si vepra penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Mitrovicë, është informuar lidhur me detajet e rasteve të regjistruara.

Komente (1)

xhevdeti20.01.2013/01:54

Hetimet vazhdoine nga policija e Rexhes.

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme