• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Dymbëdhjetë vjet për hartimin e një Projektligji për ndërtimet pa leje

Publikuar: 18.01.2013 - 10:09

Prishtinë, 18 janar - Katër ditë para përfundimit të vitit 2012, Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projektligjin për legalizimin e objekteve pa leje, në të cilin janë paraqitur edhe afatet se kur do të nisë legalizimi, por edhe rrënimi eventual i objekteve. Andaj, secila komunë do të obligohet që të dorëzojë në Qeveri një incizim të detajuar dhe një listë të objekteve që janë ndërtuar pa leje dhe që presin të legalizohen. Për procesin e legalizimit të këtyre objekteve, më pas do të kujdeset një komision i formuar nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor.

“Ky Ligj do të jetë në fuqi tre vjet nga momenti i hyrjes në fuqi”, thuhet në pikën e tretë të nenit të parë të projektligjit.

Sipas projektligjit, brenda gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi e këtij Ligji, Ministria do të jetë përgjegjëse për caktimin e burimeve njerëzore dhe financiare të nevojshme për zbatimin efektiv dhe efikas të këtij ligji brenda kohës së lejuar. Gjithashtu, Ministria e Mjedisit obligohet që të bëjë koordinimin e hartës “ortofoto” digjitale që tregon ndërtimet ekzistuese në tërë territorin e Kosovës dhe shpërndarjen e saj në komuna. Ministria obligohet që të zhvillojë një fushatë të fuqishme marketingu për të ofruar në publik detaje mbi qëllimet kryesore të dokumentit, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore.

 

Komente (2)

plaku18.01.2013/14:59

kaq kohe per arsye se pastaj per ti legalizu duhet mito ...paret svin leht...duhet shum me u mendue per metoda ......

Barani18.01.2013/10:59

Nese me te vertete zbatohete ky Ligj atehere pase largimite te ARMIKUT do eshte e arritura me e madhe. Pore duhete te rrenohene te gjitha UZURPIMETE dhe NDERTIMETE pa LEJE Mbi ndertesa , hapsiren e Ndertesave te gjithe Banoreve Podrumet Trotuarete Hyrjete nga jashte gjaja te dyqaneve nepere Podrume e tjera , posaqerishte ne PRISHTINE. Kete qdo njeri e posaqerishte VIZITORETE nga Jashte mundene me e krahasue me sjelljete e mbrapametura te shume Shteteve Lindore. E ajo eshte sjellje Jo Civilizuse Jo Njerzore e pse JO edhe NDOSHTA mu SIKURE VEPRIME I OKUPATOREVE. Nese nuke merrene urgjentishte masa adekuate atehere Prishtina mundete me u krahasue me ndoni Qytete te Vendeve Arabe ku qdo kushe veprone pere qejfine deshiren e VETE. Me qellime nuke desha te perdori terme si quhene keto veprimeJu Pershendese.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu