Thaçi rrezikon qeverisjen me mosshkarkim të Çekut

Artikujt tjerė
- Pacolli i kthehet lobimit për partinë
- Subjektet në pushtet nuk e kanë as gjysmën e ulëseve në Kuvend
- Shorti, opsion për ti zgjedhur anëtarët e Kryesisë së PDK-së
- Fondi për veriun bashkon Kosovën dhe Serbinë
- Të pakënaqurit ndëshkojnë Qeverinë me djegie veturash
- Tentim-atentatori i Ibrahim Rugovës vizitohet nga EULEX-i
- Thaçi: Çdo shtet e ka nga një Mitrovicë
- LDK-ja e Vetëvendosje kërkojnë transparencë
- Krerët e serbëve në veri si besojnë më Daçiqit
- Kritikohet dhe mirëpritet marrëveshja e Brukselit
Prishtinë, 18 janar- Agim Çeku nuk e ka të sigurt mbajtjen e postit të ministrit, pas aderimit në Partinë Demokratike të Kosovës. Kështu, të paktën, besojnë njerëz të afërt me udhëheqësin e Koalicionit për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli. Zëvendëskryeministri i parë, sipas tyre, ka marrë premtime nga bartësi i koalicionit qeverisës, Hashim Thaçi, se çështjen e lirimit të Çekut nga pozita ministrore, do ta shqyrtojë me tu kthyer nga Brukseli, ku është duke zhvilluar takimin e katërt me homologun serb, Ivica Daçiq. Ndërkohë, në KKR, tashmë kanë filluar kërkimet për gjetjen e zëvendësuesit të Çekut. Tash për tash, sipas burimeve në Aleancën për Kosovë të Re, gjasat për tu bërë ministër i ardhshëm i Forcës së Sigurisë të Kosovës i ka Shefki Abdullahu, i njohur gjatë luftës me nofkën Leopardi.
Sapo kryeministri të kthehet nga Brukseli do të rregullohet çështja e emërimit të kandidatit që do të zëvendësojë Çekun, sepse posti i ministrit të FSK-së i takon Koalicionit për Kosovë të Re. Kryeministri i ka thënë Pacollit se mund ta emërojë këdo dhe në parim nuk e ka kundërshtuar as Shefki Abdullahun si opsion, ka thënë zyrtari i AKR-së.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore.)


tuptup18.01.2013/14:45
Agim Zeza ....

asallari murat18.01.2013/14:23
une mendoj per agim qekun se ka qen shum njeri me burreri po edhe ky ka nis me i lujt kujat neper parti i shtin hunet kudo ajo nuk esht emir per mendimin tem

gilani18.01.2013/14:21
mirseedhe gjenelal pdk 2013 ma e forta pe 100vite

PLAKU18.01.2013/14:10
HAJDE PER HAJRE TE QOFTE O AGIM QEKU VETE PO LIDHESH PO POPULLI NUK TE ZGJIDHE

Nasko18.01.2013/13:29
me siguri edhe ketij far agimi i arte i ka pelqyer kultura PRONTO

Daja Zeq 18.01.2013/10:09
po te kisha pa enderr isha frigue se do te ndodh por tash ne realitet ka ndodh LIGSHTIA e burrit kan than eshte KAJA por do te denohesh per ket akt prei vetevehtes

dreni18.01.2013/09:46
A edhe ti u shite a?
Eu Çeku euu,jo qe dole Çek por na dole edhe Sllovak.

Lipjani18.01.2013/09:36
Kto jan trikat e Hashim Prontos, me largu AKRsë dhe me inkorporu AAKsë.









Shartari 18.01.2013/15:08
Prej sodit Agim Slovaku