Thaçi: Serbia ka pranuar të heqë strukturat paralele të sigurisë

Artikujt tjerė
- Pacolli i kthehet lobimit për partinë
- Subjektet në pushtet nuk e kanë as gjysmën e ulëseve në Kuvend
- Shorti, opsion për ti zgjedhur anëtarët e Kryesisë së PDK-së
- Fondi për veriun bashkon Kosovën dhe Serbinë
- Të pakënaqurit ndëshkojnë Qeverinë me djegie veturash
- Tentim-atentatori i Ibrahim Rugovës vizitohet nga EULEX-i
- Thaçi: Çdo shtet e ka nga një Mitrovicë
- LDK-ja e Vetëvendosje kërkojnë transparencë
- Krerët e serbëve në veri si besojnë më Daçiqit
- Kritikohet dhe mirëpritet marrëveshja e Brukselit
Thaçi thotë se Serbia ka pranuar të heqë strukturat paralele të sigurisë Bruksel, 19 janar- Në këtë raund është hapur diskutimi për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës. Kryeministri i Kosovës Thaçi thotë se Kosova do të respektojë vullnetin e qytetarëve në veri që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Ndërkaq kryeministri i Serbisë ka thënë se Serbia nuk e njeh Kosovën, por përkohësisht respekton territorin e saj.
Raundi i katërt i dialogut mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, i filluar më datën 17 janar në mbrëmje, kishte hyrë edhe në ditën e premte, duke përfunduar pas orës një të mesnatës. Ishte ky raundi më i gjatë deri më tani dhe, sipas diplomatëve të BE-së, kjo ka qenë pikërisht për shkak se është biseduar për temën jashtëzakonisht të ndjeshme, siç është ajo e veriut të Kosovës.
Pas këtij takimi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se është më optimist sesa herëve tjera se do të ketë përparim në ndërtimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Biseduam për çështjet për të cilat ishim dakorduar edhe më herët, për përmbylljen e implementimit të plotë të Marrëveshjes së IBM-së. Natyrisht, tash doganat do të paguhen sipas standardeve që ka caktuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, tha kryeministri Thaçi. I pyetur nga Koha Ditore se a do të paguajnë edhe serbët e Kosovës tash e tutje doganat dhe ku do të shkojnë ato mjete, Thaçi vetëm u përgjigj: Gjithçka do të jetë me ligjet e Kosovës.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)


ken3018.01.2013/23:36
Marrveshje e përkohshme gojore për doganat nuk nënkupton se është arritur një marrveshje siq po interpretohet nga mediumet dhe politikanët e Kosovës. Marrveshje gojore kishte edhe Presidenti Sejdiu për dy poste por Kushtetuta e shpalli si shkelës i Kushtetutës. Marrveshjet gojore pa asnjë nënshkrim mbesin ndermjet Thaqit dhe Daçiqit por në asnjë mënyerë nuk obligohen dy shtete ta implementojnë marrveshjen. Ndoshta nesra shkon Thaqi apo Daçiqi askush nuk do ta respektoj marrveshjen gojore të dy Kryeministrave. Gabimi i politikës së Prishtines është se pranon paraprakishtë legalizimin e Bashkësive të Komunave në Veri të Kosovës që nënkupton autonomi për veriun dhe legalizim i serbies Brenda Kosovës dhe në kembim Kosova pajtohet me një marrveshje të përkohshme gojore për dogana që ende pa mbrri marrveshja në Beograd e Prishtinë rrefuzohet nga sërbët e veriut.

amerikani18.01.2013/23:33
Qka i dhe ti?

Gresa18.01.2013/23:29
Thaci kinguuuuu, uk i vjeter hmmmmm

Trueman18.01.2013/23:18
Keto mabete i ka kry amerika ! Keta jane kukull

18.01.2013/22:56
po sdi a i keni ndegju edhe deklaratat e daciqit tani jepni lavdata thaqit

hysi18.01.2013/22:49
zor ne mitrovic hasho une te perkrahi amo ta pash ne ftyr se nuk asht puna mir

nexhat karaqa 18.01.2013/22:24
po sikur ato tjerat marveshje qe i ka pranu po shifen z.minister
na keni pshtu na ..........

Besart18.01.2013/17:57
kush i beson me ketij nejri?

plaku18.01.2013/14:56
po i pritmi kto endrra....

atdhe halimi18.01.2013/14:46
bravo koha ditore,jeni mbase të vetmit që sot keni njoftuar publikun për deklaratën e thaqit, pavarësisht se shumë komentues, shumica badihavaxhinj të VV që prap e quajnë thaqin tradhëtarë. sa shumë shpirtëra të helmosur ka populli ynë! Lajmi i mirë për ta do të ishte se thaqi e shiti kosovën duke e nënshkruar një dokument ku njjifet autonomia e plot e veriut të kosovës. këtë kënaqësi nuk do tua ofroj atyre prijësi i UÇKsë legjendare të cilën nuk e kanë njofur kurr shumë shqipfolës të mjerë që u ka marrë koka erë...

Legenda 18.01.2013/14:41
Oj shqipe banu pak optimista se let e keni em fol ner hije se shumicen prej juve ju paska marr malli per milloshin, veq na shqipart e nenqmojm tonin....
Rasisht Thaqi nuk asht kryeminister leni kto llafe .......

Driton Bakija Gjakove 18.01.2013/14:15
Nese ashtu sic thote ,Hashim Thaqi athere i lumte puna tije duhet cmuare dhe lavedruare.Konetributi tije pra i ,Hashim Thaqit eshte se ai ka thene per ,Kosoves per ,Veriun e Mitrovices.Cdo pale duhet ta gjeje gjuhen e kompromsit te dijalogut dhe kjo eshte per te miren e popullit ,Shqiptare dhe atij ,Serbe.

gjilani18.01.2013/14:10
hahahaha....sa mire, atehere pse kaq gjat zgjati takimi, vetem per pes minuta u arrit kjo marrveshje, nese eshte keshtu atehere pse po shkoni ne bruksel e spo i mbani takimet ne mitrovice, pasi qe sipas hashimit, shum thjesht na qenka me u marr vesh me daqiqin! O leni llafet se keto jane mashtrime te rradhes o populli im. Kurren e kurres nuk e besoj kete se hasha edhe daqiqi jane shum arrogant dhe e mashtrojn popullin e vet.

PLAKU18.01.2013/14:07
NESE ESHTE E VERTETE BOLLE MIRE

agimi18.01.2013/13:48
RRENA TE PDK krej rrena mos rrej mos mashtro se askush nuk te beson rrencan

agimi18.01.2013/13:48
RRENA TE PDK krej rrena mos rrej mos mashtro se askush nuk te beson rrencan

stublla18.01.2013/12:37
valla nese i besoj ksaj rrene rafsha ne hitha

Xhevdeti18.01.2013/11:43
Por forcat serbe do te jene te padukshme me komande ,per mbrojtje teritoriale me armatim te fshekur neper bunkere dhe male por e kontrolluar nga strukturat tani legale ,por edhe nga Serbija..

mitrovica18.01.2013/11:30
Po aq na vyn neve deri ti shtim forcat tona anej ta funksionojm gjykaten ti marim kufit tani e merni vesh kush o qyky hashimi kurtju afrohet gjarpri en der

Fisnik Rama18.01.2013/11:20
Nuk eshte e vertet qe eshte nenshkruar ndonje marrveshje, por eshte arrit nje marrveshje e perkohshme sa per konsum te mbrendshem te thaqit dhe daqiqit, i cili tash ne mars pritet te marr kandidaturen per ne BE per serbin, me kete marrvshje te perkohshme e merr pa asnje problem, e me pas e shfyqizon nje anshem marrveshje se eshte e perkohshme e kerkon rund te ri per bisedime.... edhe po quditem me thaqin kerkon qe serbia te mos perzihet ne punet e mbrendeshme te veta e ne anen tjeter thot serbia do ti shuaj strukturat paralele ne veri pra ne Kosove, dhe kjo te tregon shume qart sa jemi te pavarur... nje shtet i huaj te rregullon shtetin tend veq ketu kam pa , edhe ata pa ber ftes per ndihme nga shteti yt... po keto struktuara nuk do te shuhen kurr, por perkohesisht po ma merr mendja deri sa serbia te merr kandidaturen per ne BE e me pas dalin me kerkesa per te realizuar Pltformen serbe qe besoj e ka edhe bekimin e thaqit pasi marrveshjet jan te perkohshme, e nuk kan asnje afat kohor sa do te vlejn marrveshje, dmth serbia sot mundet me i prish edhe me then ishin marrveshje te perkoshme dhe si te tilla nuk i kontribojn gjendjes faktike ne Veri ...

Agimi18.01.2013/11:17
Po si more te mjeruar,per te gjitha e fajsoni Thaqin.
me eshte mbushur mendja qe ju asnje rezultat positiv nuk ja deshironi Kosoves per shkak te Thaqit,sikur ajo vjehrra qe ka thene "Per shkakte te Res,ishall me vdeke Djali"
Nese eshte Thaqi ai i cili po e perzien krejt Kosoven,Serbin,Brukselin ateher per mua eshte shume i zoti dhe hallall i qoft.
Nese ju keni problem me Thaqin ateher ju lutem ma thuani kush kishte me qen ai i cili do ta perfaqsonte Kosoven me mire.
Per ju qe keni dyshim ne Thaqin,ju lutem lexoni Librin e Madlain Ollbrait.Vetem fale kundershtimit te Thaqit jemi ketu ku jemi,se ende e kishte Kosova ndoshta nje Autonomi te zgjeruar dhe Sebet do te ishin Ende ne Kosove

Drenica18.01.2013/11:01
Flori e ke me ironi! Si duket po tallesh.

Flori Tiranë18.01.2013/10:30
Bravo Thaqi!
Je i paparë deri tashë!
Si në luftë,ashtu dhe në paqe!
Po e fute,veriun e Kosovës nën juridiksionin e R.Kosovës,
Ju zoti Thaqi,duhet ti merrni dekorata nga shteti Shqiptar si hero i gjallë i Kombit,

Syla18.01.2013/10:12
Nje gje qe nuk mund ta pastrosh nga oborri i yte edhe pse ate ta ka bere komshiu mos prite se do te vjen ta pastroi ate qe ai ta ka bere.Me nje fjale e pa logjiksheme se serbia do ti largoj strukturat paralele qe i ka vene ne teritorin e Kosoves.Nje gje qe shihet sod plot 18 muaj barikada qendron ne uren e Ibrit, mund te qendroj edhe 18 muaj te tjere n'qofte se qeveria e Kosoves nuk e largon.Ta themi realitetin ne jemi ata qe duhet te veprojme per largimin e strukturav paralele dhe barikaden ne uren e lumit Iber.Nje fjale e urte thote se qeni ikeq ta bjen ujkun ne torishte dhe si te kruan dora e jote e huje nuk mund te kruaj.E mrama me hajre inshallah.

Alibaba18.01.2013/10:03
Hashiiimmmm. Sot nuk eshte 1 prilli .

aliu18.01.2013/09:52
Ne qdo here e kemi rrespektue principet dmokratike dhe kemi qen te vet dishum se me pranimin e plurazizmit politik pakicat dot formojn parti ne kosov dhe ato ne zgjedhje te lir doti zgjedhin lidert e vet qe doti mrojn interesat e tyre.Mirpo serrbia dhe bashksia nderkomtare per pakicen serrbe ne kosov nuk po kerkon te drejta po. po kerkon privilegja e privilegjat e tilla si serrbet nuk i ka as popullata shumic ne kosov.Kurse per pakicen shqiptare ne serrbi dhe pakicen shqiptare ne mal te zi e maqedoni evropa serrbia po mat me kuti tjeter.Pra si po shifet qashtja shqiptare ne ballkan nuk ka vullnet te zgjedhet,dhe nuk po degjohen zerat qe verte qashtjen e pakicave kan vullnet ta zgjedhin,po mrena shqiptarve po kerkohen njerz qe te bisedohet me ta siq i kerkojke Milloshoviqi shqiptart e ndershum dhe e pranojshin represionin si kurim kunder popullit te vet si tani qe po e pranojn.Bota po mendon dikush qe vertet eshte demokratike ksaj sa ma par qe ti bimi vi qaq ma mir dot jet per neve sepse ne krye te botes evropes kan ardh lider me ambicje fashizoide dhe te popujt e vegjel e te pa fuqishum po kriujn mjerim.
Kan fillua ti ndajn pakicat ne pakica qe duhet shtypur dhe pakica qe duhet kurue e interesua qe te jetojn super mir.Pra pakica shqiptare ne ballkan po turturohet po nenqmohet poj nenqmohen edhe herojt po kerrcnohen.Pra deri sa Thaqi e Daqiqi po bajn bisedime se si serrbet e kosoves te privilegjohen ne kosov per shqiptaret mrena serrbie as qe folet.Pra me ket pun qe jn tue ba edhe evropa edhe serrbia por edhe kosova kurr konfliktet nuk dot shuhen.Veprimi ndaj pakicave duhet te jet reciprok dhe nji here e pergjithmon te zhduket armiqsia mes dy vendeve per shkak te trajtimit te pakicave simas te drejtave qe u takojn mrena shtetit ku jetojn.

fite18.01.2013/09:51
Diqka ju kan dhan serbis se bash kallaj nuk hjek dor ajo veq Hasha rren ma shum se pinoko....

Fatmiri18.01.2013/09:10
serbija nuk e njeh Kosoven,por perkohesishte respekton territorin e saj!
Krejte keto jan dollovere te serbise, normal perkohesishte , deri te behet antare e BE ne.
E PASTAJ JA LSHOJNE HASHIMOVIQE.
I kalon afati perkohesishtes.






agimi19.01.2013/06:30
e cka ka pranuar Kosova duhet edhe ate ta tregoni zotri kryeminister