• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Policia e cilëson djegien e veturave ‘rrezik të përgjithshëm’

Publikuar: 18.01.2013 - 15:56

Prishtinë, 18 janar - (E plotësuar) - Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për medie bëri të ditur se mbrëmë rreth orës 24:00 kishte marrë informatën lidhur me tri raste të ndara të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.
Rasti i parë ishte raportuar në orën 23:45, kur sipas informatës ishte djegur tërësisht vetura e tipit Land Rover, ngjyrë e gjelbër me targa zyrtare të Qeverisë, e cila në atë moment ishte e parkuar në rrugën “Bajram Bahtiri”; rasti i dytë, ndërkaq, ishte raportuar të njëjtën natë, në orën 23:50, ku gjithashtu ishte djegur tërësisht një veturë e tipit
Toyota, me targa zyrtare të Qeverisë, e cila ishte e parkuar në rrugën “Sali Nivica”, dhe rasti i tretë, ku gjithashtu nga zjarri ishte djegur tërësisht një veturë, është raportuar sot në orën 00:03. Bëhet fjalë për një veturë të tipit Toyota, ngjyrë e zezë, me targa zyrtare të Qeverisë, e cila ka qenë e parkuar në rrugën “Henry Dynan”, që të tri rastet në kryeqytet.
Menjëherë pas marrjes së këtyre informatave në vendet e ngjarjeve dolën njësitet përkatëse policore, të përkrahur edhe nga njësitet e tjera rajonale të specializuara për ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe hetimin e rasteve të tilla si dhe zjarrfikësit.
Veprimet policore të ndërmarra në vendet e ngjarjeve kanë çuar në grumbullimin dhe  marrjen e të gjitha të gjeturave dhe evidencave, të cilat mund të ndërlidhen me rastet. Është me interes të theksojmë se nuk ka asnjë person të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të identifikimit të personave të dyshuar, përderisa po pret rezultatet përfundimtare nga ekspertimi i evidencave të marra nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin, ashtu që të ngrihet një version lidhur me hetimin.
“Të pakënaqurit” marrin përgjegjësinë për tri shpërthimet në Prishtinë
Prishtinë, 18 janar  - 12:15 - (E plotësuar) Duke iu përgjigjur interesimit të medieve rreth grupit  “Të pakënaqurit”, i cili mori përsipër aktin e shpërthimit të tri veturave zyrtare në kryeqytet, Agron Borovci, zëdhënës  i Policisë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha vetëm se policia është duke punuar për ndriçimin e motiveve dhe rrethanave të këtij rasti.
Prishtinë, 18 janar  - 11:15 - (E plotësuar) Një organizatë, ose grup, i cili e identifikon veten me “Të pakënaqurit”, përmes një porosie elektronike, që i arriti redaksisë pak çaste më parë,  mori përgjegjësinë për djegien e tri veturave zyrtare në disa rrugë të Prishtinës.
Në njoftimin, të cilin  po e publikojmë pa asnjë ndërhyrje gjuhësore a tjetër, thuhet:  “mbram ne ora 11:45 i kemi kall 3 kerre te qeveris caku i sulmit nuk u kan naj ministri por qeverija e kosoves kerret me 3z jan sulmu per qita. mesazhin e sulmit e gjani ne nje paroll qi u shkru te minisrija e kultures (nmuri) tradhtart e qeveris po e dhajn veriun na jemi kunder dhe t'mllefosun”
Kjo organizatë në murin e MKRS-së ka shkruar edhe këtë tekst: “Për tradhtarët plumbi është obligim”, duke u nënshkruar me Avni Rrustemi.
Në histori, Avni Rustemi është i njohur për atë që në vitin 1920, në Konferencën e Paqes në Paris ka vrarë negociatorin Esat Pashë Toptani, të cilin shqiptarët e konsiderojnë për tradhtarin më të madh të popullit.
Tri shpërthime në Prishtinë, një në Mitrovicë
 - 03:04 - Tri shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në  Prishtinë. Njëri shpërthim ka ndodhur në lagje "Ulpiana", tjetri te Xhamia e Llapit dhe shpërthimi i tretë ka ndodhur në Bregun e Diellit. Të tria shpërthimet kanë ndodhur pothuaj në të njëjtën kohë, ka konfirmuar për KTV-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ende nuk dihen detajet por targat janë të gjitha 3Z. Mësohet se nuk ka të lënduar. Ndërsa një shpërthim tjetër ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka thënë për KTV-në se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Në mëngjes pritet të bëhet verifikimi dhe hetimet e mëtejme ka thënë ai.

Komente (20)

Dardanasja18.01.2013/23:11

o ju lumt po pse spo e kallin edhe parlamentin se boll kan durru popullata kurgjo sjan tu kall e tu prish qka duhet me ba KOSOVAR

Drenicaku18.01.2013/15:06

Siqe po shifet Vetevendosja i ka aktivisetet e vete edhe ne pjesen Verore te Mitrovices se ne te njeten kohe edhe ateje jane kalle disa makina sepse sllogani i Vetevendosejese eshte ejane ne levzejen ton pa dallim gjine ,feje apo nacionaliteti apo race

Shartari18.01.2013/15:04

Se a ka te knaqur ne Kosove pos qeveritarve a?

Drenicaku18.01.2013/14:59

Te pakenaquritVetevedosja qe po thote se eshte me populle kalle keret e Zyrtarve te qeverise naten ndersa diten thote o popull qeverija po vjedhe eshte e barabarte me shkatrrimin e pasurise ton sepse kushe do ti paguje ato kerre populli apo ma mire me thene taksapagust mirpo eshte intersante si eshte e mundur te njeten nata ndodhe edhe ne Veri te Mitrovices le te vlersojne lexusite

Luani18.01.2013/14:56

Po sigurisht se keta jan ... te rruges, rrugaq, pse sdoli asnje trim me dal pertej ibrit qe aq shum poj han meraku per at pjes te Kosovese me largue ndonje barikad apo te balla faqohen me ekstremist serb?? sigurisht se jo sban me dal anej se i rrok promaja shum ju fryn.

luki18.01.2013/14:41

Veq kallni se kta se kane problem me i ble tjerat te reja.Pse a po i blejn prej xhepit te tyre a? populli paguan !

millosh18.01.2013/14:26

ndoshta jane shqypfolsa edhepse kemi edhe ne te pashkolle sa te dush duke filluar nga qeveria e metej, nejse ate qe desha te them eshte se keta bolle gomar qenkan, tash "qeveria" per nga inati do te blen edhe me te shtrenjte xhipa e cka jane veq! pra prap nga fondet e qytetarve.

murat 18.01.2013/14:23

o mor shqiptar po qka o kjo pun qfar faji ka vetura po leni mor kto sene e ata te paknqunit nese e kan bo ket akt jon te shtin nga serbia

Miran Miraku18.01.2013/14:19

Oj ULPIAN moj Ulpian, po mire e paske thur kete shkrim... ishalla bahet qysh po thu , po une kam frigen se ma kurr nuk do te bahmi shtet normal e as njerez normal... tmerr oj ULPIAN tmerr, na e ... n lirin.. na e gerditen jeten... TMERR...

Agroni nga Presheva18.01.2013/14:00

O mor ti o Kastriot, i mjeri ti për emrin që e paske, shihi sa gabime drejtëshkrimore i ke bërë vetë ti, nuk shkruhet ashtu si e ke shkruar ti "nese keta jan aq te afte sa edhe drejtshkrimi i tyre, vaj halli per ne" por kështu, "Nëse këta janë aq të aftë sa edhe drejtëshkrimi i tyre, vaj halli për ne.", pra vetëm në një fjali i ke bërë i ke bërë hiç më pak se 9 gabime, numroji në mënyrë komparative, fundja tradhëtia nuk mbatet me gjëra dytësore apo tretësore por me "vepra", tradhëtia është thjeshtë tradhëti edhe pikë.

Ego18.01.2013/13:59

Debila ne shkrim dhe debila ne veper!!!
Djegin pasurine e Kosoves, kurse keta te tjeret do blejne vetura edhe me te shtrenjta, poashtu me parate e popullit te Kosoves.

besim hyseni18.01.2013/13:50

kush e pruni diten qe me dal ne sken ta pakenaqurit?

besimi18.01.2013/13:46

u mush kupa pushtetaret po vjedhin shpijen e vet. te tjeret po kallin kerre, ndoshta nuk kan rrug tjeter ,edhe besoj qe nuk ka met rrug tj...nese dikush e gjen ndonje rruge pse nuk po e tregon...rasti nen hetime, hetimet vazhdoj KJO ESHTE KOSOVA

Kastriot F18.01.2013/12:39

nese keta jan aq te afte sa edhe drejtshkrimi i tyre, vaj halli per ne

Mahiri18.01.2013/11:31

O hallall ju kofte atyre qe e kane bere

yll18.01.2013/11:05

Pse zyrtarret po i keqperdorin veturat zyrtare per sene personale?

Ulpiana18.01.2013/09:58

Jo bre Shqiponje, mos u merakos, keta te Serbise demtojne pasurine e tyre, pra te serbeve per t'ua hedhe fajin shqiptareve ndersa keto demtime behen per t'ua terheqe verejtjen krimineleve tane qe bejne çdo te zeze qe u vie pershtati. Lere qe neve jemi ne hall me vetvehten por edhe miqet tane nderkombetare qe na perkrahin, jane ne hall me neve dhe sigurisht qe nganjihere nga zemra e plaset thone "mire ua kane bere serbet ketyre krimineleve". Ketu tek neve tani s'dihet kush eshte me kriminel se tjetri, me hajn, keqperdoruas e pis se tjetri. Do u vie fundi edhe ketyre bishave qe nga njera ane jane bere me diploma fakulteti, magjistra e Dr. shkencash e ne fakt nuk dine shkrim e lexim te mirefillte, Ju pershendes.

Ilir18.01.2013/09:21

Po po kta po keqperdorin kta tjert po i kallin se kta po keqperdorin, e na popullata e shkrete i pagujm budallakite e te dyja paleve !
Tash kta qesin tendera per kere te reja aty vjedhin prap, e na keni nimu qe i keni kall kto kere qe mos vet.

Shqiponja18.01.2013/08:03

Kjo eshte sigurisht sipas mendimit tim AKSHja e Serbis qe nuk dalin me bo skena humoristike si kjo AKSHja jone, por veprojne!!! Nganjehere po frigohem ku po jetojme!!!

baci18.01.2013/06:38

kurgjo sjon kto se po i kallin senet e veta populli se po e shohin se po keqperdoren ishalla sja nisim meju hi shpija meja marr krejt qka kan pisav hajnav

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu