• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

AAK-ja i mban zgjedhjet në prill

Publikuar: 16.01.2013 - 21:55

Prishtinë, 16 janar - Grupi koordinues për zgjedhjet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se zgjedhjet e përgjithshme të kësaj partie do të nisin në mbi 900 degë dhe se në to do të marrin pjesë mbi 35 mijë anëtarë të saj.

Kryetari i këtij grupi, Valon Tolaj ka thënë se zgjedhja e kryetarit dhe e kryesisë do të bëhet në pjesën e dytë të prillit, pas tubimit të 415 delegatëve pjesëmarrës.  Tolaj ka thënë se gjatë periudhës zgjedhore kjo parti synon të sjellë aderime të mëdha në strukturat e saj. Anëtarët e këtij grupi kanë bërë të ditur se do t’i dërgojnë ftesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organizatave tjera për të përcjellë procesin zgjedhor në këtë parti.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme