• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Për statusin e veteranit deri tash kanë aplikuar 12. 885 veta

Publikuar: 16.01.2013 - 17:50

Prishtinë, 16 janar - Nën drejtimin e ministrit të Ministrisë së Forcës së Sigurisë, Agim Çeku u mbajt  takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së.

Kryetari i Komisionit, ministri Agim Çeku e vlerësoi shumë të suksesshëm punën dhe  aktivitetet e deritashme të këtij komisioni  dhe ritheksoi  përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të kryeministrit Hashim Thaçi që ky obligim të përmbyllet në dobi të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit, thuhet në një komunikatë.

Në takimin e sotëm Komisioni ka diskutuar dhe më pas ka miratuar Raportin e punës për periudhën 21 nëntor 2012 deri më 16 janar 2013 si dhe ka diskutuar për evidencën e aplikimeve    brenda këtij afati.

Deri tash 12 mijë e 885 kanë aplikuar për statusin e veteranit, 1 mijë e 489 aplikacione për invalid dhe 851 aplikacione për dëshmor. Mbeten  edhe një muaj e gjysmë deri në përmbylljen e afatit për aplikim.

Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së  iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e UÇK-së të aplikojnë për njohjen e statusit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CShi i lehtė
Shkup 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu