Bashkëpunim në drejtësi mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Artikujt tjerė
- Bashkëpunim në drejtësi mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar
- Reagon MPB: Rexhep Krasniqi shpif
- Krasniqi vizitoi Kishën Katolike Shën Ndou në Prishtinë
- Ligjvënësit, të brengosur për gjendjen në MPJ
- Jahjaga: Dëmtimi i varrezave i papranueshëm
- Ambasada e SHBA-ve fuqishëm e dënon përdhosjen e varrezave
- Thaçi: Përjashtohet autonomia për serbët
- Me Serbinë sbisedohet për organizimin e brendshëm të Kosovës
- Thaçi u takua me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit
- Kosova ndër prioritetet e Irlandës gjatë kryesimit në BE
Londër, 16 janar Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në ditën e parë të vizitën në Mbretërinë e Bashkuar është takuar me Helen Grant, zëvendëssekretare e Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë të Mbretërisë së Bashkuar dhe me Ministrin për Evropë, David Lidington.
Gjatë takimit me zëvendëssekretaren Grand, Zëvendëskryeministri Kuçi prezantoi prioritetet e përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në veçanti aktivitetet kryesore në kuadër të sundimit të ligjit. Rëndësi e veçantë iu dha reformës së gjyqësorit, përfshirë këtu ndryshimin e strukturës së gjykatave e prokurorive dhe ndërtimin e arkitekturës së re të legjislacionit në Kosovë.
Gjithashtu, Kuçi prezantoi disa nga idetë e tij për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit, prokurorisë dhe fushave të tjera të sistemit të drejtësisë.
Zëvendëskryeministri Kuçi në takim me ministrin e Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, David Lidington, ka diskutuar për çështje të ndryshme rreth rrugës së Kosovës drejt integrimit Evropian dhe rolit të Britanisë së Madhe në këtë drejtim.
Në këtë takim u vlerësua lartë angazhimin i Kosovës në dialogun me Serbinë, marrëveshjet e arritura dhe implementimi i tyre, po ashtu u përmendën edhe çështje me rëndësi rreth sundimit të ligjit. Palët biseduan për bashkëpunimin e Kosovës me EULEX-in dhe institucionet tjera të BE-së, me çrast Zëvendëskryeministri Kuçi rikujtoi sukseset e përbashkëta të EULEX-it dhe institucioneve vendore në shumë sfera. Ai nënvizoi nevojën për transformimin e EULEX-it, si dhe transferimin e kompetencave tek vendorët. Zëvendëskryeministri Kuçi përmendi disa sfera në politikën e jashtme të Kosovës në të cilat Mbretëria e Bashkuar mund të ndihmojë me angazhimin e tyre.







