• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Reagon MPB: Rexhep Krasniqi shpif

Publikuar: 16.01.2013 - 17:29

Prishtinë, 16 janar – MPB ka reaguar sot ndaj akuzave publike të përfaqësuesit të kompanisë “Iliricum.A”, Rexhep Krasniqi, duke i quajtur ato  të pavërteta dhe shpifje. Në reagim thuhet:

Pas njoftimit nga ana e Drejtorit të Departamentit për krime ekonomike në Policinë e Kosovës në shkurt të vitit 2012, se ndaj  kontraktuesit “Iiricum. A” janë duke u zhvilluar procedura hetimore  në lidhje me zbatimin e kontratës për qiradhënie për të riatdhesuarit, Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë ka marrë vendim me të cilin ka  formuar  komisionin për verifikim dhe konstatimin e gjendjes reale të akomodimit të personave të riatdhesuar.

Komisioni pas daljes në terren ka konstatuar se janë shkelur kushtet përmbajtjesore të kontratës “Marrja e banesave me qira, për familjet e kthyera” me numër identifikuar, 214 11 011 111.

Si prova për ndërprerje të kontratës janë, Raportet e Policisë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, raporti i komisionit për verifikim dhe konstatim të gjendjes reale(faktike) të akomodimit të personave të riatdhesuar, raportet e organizatave ndërkombëtare, shkresat elektronike lidhur me njoftimin për ndërprerjen e porosive dhe ndalesat e pagesave për banesat rezervë, shkresa elektronike dërguar operatorit ekonomik për ndërprerjen e kontratës nga MPB-ja. Të gjitha veprimet jam bërë konform legjislacionit përkatës në fuqi.

Për shkak të shkeljes së kushteve përmbajtjesore të kontratës dhe shkeljeve tjera edhe Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj Rexhep Krasniqit, përfaqësues i kompanisë “Iliricum. A”

Natyra e kontratës së nënshkruar me këtë operator ekonomik është kontratë publike kornizë që implementohet vetëm me vendosjen e porosive nga ana e autoritetit MPB-së, që do të thotë se porosia mund të ndërpritet në çdo kohë, sipas nevojës së autoritetit kontraktues dhe paguhet vetëm për atë që e porositë.

Në vazhdim tabela krahasuese e shpenzimeve:



Nr


Krahasimet e shpenzimeve


Nr i banesave me qira


Kostoja me “ILIRICUM.A”


Kostoja e qirasë, realizimi përmes MPB-së


Paratë e kursyera


1


Kostoja e banesave me qira që i kanë kontraktuar Koordinatorët e
MPB-së gjatë vitit 2012


232


79,677 €


33,954.00 €


45,722.55 €


2


Dhjetë (10) banesat rezervë që ju kanë paguar kompanisë “ILIRICUM.A”


10


3,636.62 €


00 €


3,636.62 €


3


Akomodimi i përkohshëm shtatë (7) ditorë përmes kompanisë
“ILIRICUM.A” në MOTEL SLLATINA për një muaj


1


4,508.00 €


00 €


4,508.00 €


4


Ndërprerja e tridhet e tetë kontratave të banimit me qera nga
Koordinatorët regjional që nuk i kanë plotësuar kriteret.


38


12.316.85 €


0 €


12.316.85 €


Totali i shpenzimeve  për muaj


 


 


100,138.42 €


33,954.00 €


62,184.42 €


Kursimi vjetorë


 


 


 


 


794,213.04 €


Pas shkëputjes së kontratës me operatorin ekonomik, MPB ka vazhduar me akomodimin e personave të riatdhesuar përmes lidhjes së kontratave të drejtpërdrejta dhe si rezultat është ulur kostoja e shpenzimeve dhe është kursyer buxheti i MPB-së për shumën vjetore prej,  794,213.04 euro. Siç është në tabelën më lartë.

Gjithashtu pa dashur të hyjmë në gjykimin e përzgjedhjes së mediave për të pasqyruar informata, fillimisht duhet të merren informata përmbajtjesore për personin që intervistohet, sepse nuk është e drejtë që t’i jepet hapësirë e pa kufizuar një personi,  ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal dhe të sulmojë institucionet e vendit.

MPB sqaron opinion publik rreth të pavërtetave dhe shpifjeve të përfaqësuesit të kompanisë “Iliricum.A”,  Rexhep Krasniqi. MPB respekton ndarjen e pushteteve dhe  në asnjë rast nuk ndërhyrë në punën e drejtësisë. Si rezultat i punës së organeve të ndjekjes për këtë janë duke u zhvilluar procedurat gjyqësore. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell