• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ligjvënësit, të brengosur për gjendjen në MPJ

Publikuar: 16.01.2013 - 15:34

Prishtinë, 16 janar - Komisioni për Punë të Jashtme ka mbajtur sot mbledhjen e tij të parë për vitin 2013, në të cilën është shqyrtuar dhe më pas edhe është miratuar Raporti vjetor i punës së Komisionit për vitin 2012. Raporti përmban aktivitetet kryesore të Komisionit përfshirë mbledhjet (23), temat themelore të trajtuara, shqyrtimin e projektligjeve, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit, takimet me komisionet homologe dhe delegacione të huaja si dhe vizitat e anëtarëve të Komisionit jashtë vendit.

Komisioni ka mbajtur dëgjimin e  kandidatëve të propozuar për ambasadorë, ka organizuar takime raportuese të qeveritarëve para Komisionit si dhe ka hartuar dhjetëra raporte e  rekomandime, sipas kompetencës për komisionet parlamentare dhe Kuvendin.

Duke pasur parasysh aktivitetet e zhvilluara gjatë këtij viti, Komisioni ka arritur në masë  të madhe të përmbushë objektivat e paraparë në Planin dhe programin e punës së tij, është thënë në takim.

    Anëtarët e Komisionit kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre, sa i përket përgjigjes së ministrave dhe zv.kryeministrave për të raportuar lidhur me punën e dikastereve që i drejtojnë. Në këtë mes ata kanë veçuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ministrin Hoxhaj, i cili, siç është theksuar, vazhdon ta shpërfill Komisionin. Ata kanë shfaqur brengën e tyre për gjendjen e MPJ-së dhe të Shërbimit Diplomatik të Kosovës, duke vënë në pah me këtë rast jo vetëm mospërmbushjen  e rekomandimeve të Kuvendit, në përfundim të interpelancës së ministri Hoxha para Kuvendit (më 11 tetor 2012), por edhe përkeqësimin e gjendjes për shkak të punësimit politik të individëve në këtë ministri, pa përfillur institucionin e konkursit dhe profesionalizmin e kërkuar të kandidatëve.

Në takimin sotëm është biseduar edhe për  Planin dhe Programin e  punës së Komisionit për vitin 2013, i cili ka mbetur të plotësohet dhe të miratohet në mbledhjen e radhës. Ndër aktivitetet është veçuar Konferenca  Rajonale, në temën: ”Bashkëpunimi rajonal, integrimi evropian dhe roli i diplomacisë parlamentare”, e cila planifikohet të mbahet në Prishtinë, më 11 mars të këtij viti.

Në takimin e sotëm është vendosur që edhe një herë të ftohet ministri i Jashtëm për të raportuar për gjendjen në MPJ dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e buxhetit të dedikuar, para se Komisioni ta thërrasë në interpelancë ministrin Hoxhaj, transmeton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell