Ambasada e SHBA-ve fuqishëm e dënon përdhosjen e varrezave

Artikujt tjerė
- Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Kuvajtin
- Për statusin e veteranit deri tash kanë aplikuar 12. 885 veta
- Agim Çeku lë PSD-në, kalon në PDK
- Bashkëpunim në drejtësi mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar
- Reagon MPB: Rexhep Krasniqi shpif
- Krasniqi vizitoi Kishën Katolike Shën Ndou në Prishtinë
- Ligjvënësit, të brengosur për gjendjen në MPJ
- Jahjaga: Dëmtimi i varrezave i papranueshëm
- Ambasada e SHBA-ve fuqishëm e dënon përdhosjen e varrezave
- Thaçi: Përjashtohet autonomia për serbët
Prishtinë, 16 janar - Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë fuqishëm e dënon përdhosjen e varreve në varrezat e Fushë Kosovës, thuhet në kumtesën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Mëtutje, kjo ambasadë thekson se aktet e tilla janë anatemë e vlerave të një shteti demokratik dhe shumetnikë dhe i inkurajon të gjithë qytetarët që të flasin hapur kundër këtyre akteve të mjerueshme dhe të bashkohen rreth idealeve të respektit të ndërsjellë dhe tolerancës, që janë të mbrojtura nga Kushtetuta e Kosovës.
Mirëpresim faktin që Qeveria e Kosovës e ka dënuar këtë vandalizëm si dhe reagimin e parë të Policisë së Kosovës ndaj incidentit. Ambasada e SHBA-ve do të vazhdojë të përcjellë hetimin e Policisë së Kosovës nga afër, duke pritur që kryesit e veprës të bihen para drejtësisë, thuhet në fund të kumtesës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, me rastin e dëmtimit të varrezave ortodokse serbe në Fushë Kosovë.





