• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Thaçi: Përjashtohet autonomia për serbët

Publikuar: 16.01.2013 - 14:10

Prishtinë, 16 janar – (E plotësuar) Kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përjashtuar mundësinë që serbët në pjesën veriore të Kosovës të kenë autonomi, në këmbim për mbështetjen e Serbisë për karrige në Kombet e Bashkuara.
Këto komente u bënë një ditë pasi kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, sugjeroi se vendi i tij do të mund ta mbështeste anëtarësimin e Kosovës në OKB, nëse pakicës serbe i sigurohet autonomia.
Në intervistën për agjencinë Associated Press, zoti Thaçi e ka mirëpritur “ndryshimin e qëndrimit” të Serbisë, por theksoi se anëtarësimi në OKB “nuk është çështje e vullnetit” të Beogradit.
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq takohen nesër në Bruksel, në kuadër të rundit të ri të dialogut të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Komente (9)

lbeni therande17.01.2013/07:36

Nga premtimet e thaqit jemi mesuar , kur aj thot per ket sdo te bisedojm ose ket nuke do tue japim serbeve, tani ma te gjith e kem kuptuar, se pikrisht ate qe thot nuk do ta bejm aj e ben , deklaratat e tij, ket nuk do ta bejm si psh.autonomin aj po e paralajmron popullaten qe edhe nese ipet autonomi mos te befasohen por sado pak te jen te njoftuar se qka do te ndodh ne te ardhmen.

agimDRENICA16.01.2013/15:26

sikur te ishte organizu kryeministri si duhet ne bisedime me serbin i kisha besu ate qe thot ,por aj ne fillim te hymjes ne biseda ne kosov me kerken nuk esht konsultu .dy vite ju kan dasht instancave te kosoves qe ne nji far mnyre me e fut ne binar Hashimin bile te raportoj ne parlament per marifetet qe po i ben per veri e tani disi raporton sa per sy e faqe .nuk kemi mundesi ti besojm blanko kti far jaranit tone sepse ka hyr i vetem ne bisedime por duke e par se pas ti qendrojn shtetet qe na kan ndihmu jemi mbet mrapa ose para aktit te krym se kto shtete nuk e lpijn ate qe e kan pshty prandaj ti zoti Hashim veq pe kah trumpeton ate qe te thuhet ti nuk ki kerita per ket pune sepse je i zhutur ne mariftllaqe te pista ,prandaj pastroje vehten dhe partin nese don ,dhe ta lesh kosoven te ec rruges se mire

naseri basel16.01.2013/15:12

jo autonomi po ma mir republik keshtu o thaq ja ke nis

LECI16.01.2013/15:11

ESHTE I DETYRUAR ME BERE LESHIME SEPSE KA PRANUE ME BISEDUE ME ANMIKUN E KOSOVES.

naseri basel16.01.2013/15:10

jo autonomi po repuplik ma mir eshte per shiptaret

Vezhguesi16.01.2013/15:08

O zotri Thaçi ki kujdes se Serbia udheheq politike meskine. Deklarata e Daqiqit eshte sa për të marrë pëlqimin nga ti për ato që po i kërkon për serbët në Kosovë, ndërsa kur të vjen momenti për antarësim të Kosovës në OKB, Serbia e ndërron pllakën, harron çka ka deklarua daqiqi sepse në pushtet mund të jetë prap Tadiqi, Koshtunica apo ndonjë tjetër. Mos u beso lakejve edhe kur të flasin fjalë të mira!

ardi16.01.2013/15:04

Vetem te behet largimi i strukturave paralele nga veriu i vendit na duhet, te tjerat pune jane te kryera edhe ate qendrojne moti kohe ne dokumentet e zyrtareve tane dhe atyre nderkombetare.

zena nga llapi16.01.2013/14:46

Eshte heret per tu pershendet ndryshimi i Beogradit,se ajo ishte vetum loj,se neser do ta shihesh se sa ka qendrue qendrimi i tyre.Por ata jon te zot,ata ti din deshirat tua dhe per met mashtrue ta thon ata me deshir dhe ta merr statusin per pjesen veriore,se po mos te ishte BE dhe USA ta kish marr edhe krejt veriun dhe as qe kishe guxue ta kundershton,po quditem nga njehere por prap po them po kur nuk u koqit per veriun,qka ka mu koqit per Luginen qe ajo me te vertet eshte jasht kufijve,e veriu eshte mbrenda kufijve te Kosoves dhe nuk po muj me mbrojt e as me vizitue.

Barani16.01.2013/14:26

Komentusite kane te drejte me dukete ta japin mendimine e vete. Edhe ne kete raste nji dite para te fillimite te BISEDIMEVE me shkijete, mendoji qe gjate prononcimite deklaratave te Kryem. Thaqi lane pere te kuptuare qe nuke do i nenshtrohete dinakerise diplomatike te shkive.Po shpresoji qe do eshte kembengulese dhe kure te kthehete nga Brukseli ne menyre TRASPARENTE do e paraqete DOKUMENTINE e nenshkruare te MARREVESHJEVE.Ju Pershendese.

1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell