• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Me Serbinë s’bisedohet për organizimin e brendshëm të Kosovës

Publikuar: 16.01.2013 - 14:02

Prishtinë, 16 janar - Qeveria e Kosovës e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar nismën për amandamentim të Kushtetutës së Kosovës, ka miratuar në parim Marrëveshjen kornizë me Bashkimin Evropian, Rregulloren për kriteret e themelimit të ndërmarrjeve publike lokale dhe pjesëmarrjen e komunave në bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve rajonale të ujit, si dhe vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave në trasenë e Autostradës Vërmicë-Merdarë.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi, ka njoftuar kabinetin qeveritar për angazhimin e lidershipit kosovar për harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me procesin e normalizimit të raporteve me Republikën e Serbisë. Kryeministri Thaçi ka theksuar se tashmë janë publikuar qëndrimet e palës kosovarë për takimin e radhës në Bruksel, në procesin e dialogut me Serbinë.

“Synojmë shuarjen e strukturave paralele dhe integrimin e plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës përmes zhvillimit të procesit demokratik të zgjedhjeve edhe në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka informuar kabinetin qeveritar edhe me takimet që ka zhvilluar me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke theksuar se problemet e qytetarëve në Luginë të Preshevës duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në dialog me autoritetet e Beogradit dhe me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas komunikatës për medie, ai ka kërkuar shmangien e situatave konfliktuoze, të cilat mund të kenë kosto të lartë për të gjithë rajonin dhe proceset e integrimeve të vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike.

Qeveria ka aprovuar nismën për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës. Amandamentimi obligon rregullimin ligjor të amnistisë në Republikën e Kosovës.

Kabineti qeveritar ka konfirmuar pëlqimin e Qeverisë së Kosovës për Marrëveshjen Kornizë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbi parimet e përgjithshme për pjesëmarrjen e Kosovës në Programet e Bashkimit Evropian. Pas këtij konfirmimi të pëlqimit, Ministria e Integrimeve Evropiane do të negociojë me Komisionin Evropian finalizimin e kësaj marrëveshjeje.

Është miratuar edhe Vendimi Përfundimtar për shpronësimet, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Vërmicë-Merdar. Shpronësimet përfshijnë zonat kadastrale: Prishtinë dhe Shkabaj, në Komunën e  Prishtinë; zonat kadastrale Obiliq dhe Kryshevc në Komunën e Obiliqit;, Zona Kadastrale Fushë-Kosovë dhe Zona Kadastrale Uglar, Komuna Graçanicë.

Qeveria e Kosovës ka shprehur indinjatë lidhur me aktin vandal të dëmtimit të varrezave serbe në Fushë-Kosovë dhe ka kërkuar gjetjen dhe dënimin  e kryesve të këtij akti çnjerëzor. Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që të mbulojë shpenzimet e renovimit të varrezave të dëmtuara.

Komente (2)

zena nga llapi16.01.2013/14:39

Besoj qe krejt populli Shqiptar e din dhe e don Kosoven keshtu siq eshte pa nje autonomi dhe pa ndarje,Por ti zotri thaqi atje foli keto fjal,e jo atje po jet vetum tu mertyp e zani nuk po te nihet,edhe para kamerave ki dallim te folurit,krejt ndryshe para mediave te huaja,e krejt ndryshe para mediave te Kosoves.Ki frig se merr lloj lloj pyetje nga gazetart e huaj e nuk mundesh tju jep pergjigje apo,kurse para gazetarve ton po e bluen krejt pa nderprerje se e din qe keta nuk guxojn fort me qit pyetje lloj lloj.

Xhevdeti16.01.2013/14:18

Ti nuk bisedon me Serbine ,por edhe Serbija seshte duke ju pyetur dhe duke biseduar me ju.Serbija punet e veta i kryen me pelqimin e popullit te vete dhe me BN,kurse ju pronto ne finale i miratoni ellaboratet e Serbise dhe te Bashkesise nderkombetare per Kosoven dhe ne dem te Kosoves por pa e pyetur edhe popullin.

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell