Reeker kërkon zgjidhje për veri dhe shpërbërje të strukturave paralele

Artikujt tjerė
- ICO-ja kurrë nuk ka pasur zyrë në veri
- INTERPOL-it i dërgohet vendimi për fletarrestim ndërkombëtar për Zharkun
- Mbikëqyrësit parlamentarë i druhen politizimit të AKI-së
- Tenderin e ke fitu, por duhesh me dhanë lekë
- Ish-rektori Muja regjistroi kundërligjshëm 16 kandidatë në doktoraturë
- Fondi për veriun mund të arkëtojë deri në 90 milionë euro
- Blerim Shala: Bisedimet me Serbinë duhet të përfundojnë në prill
- Zhbogar: Në shkurt marrëveshje të reja Kosovë-Serbi
- Presin objektin e ri shkollor, bojkotojnë mësimin
- KPM-ja nuk e zbaton vendimin e Gjykatës për Naile Krasniqin
Bruksel, 16 janar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të punojnë së bashku me Bashkimin Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas ndryshimeve në krye të departamentit amerikan të Shtetit pas largimit të Hillary Clinton.
Kështu ka thënë sot zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker, i cili po qëndron në Bruksel. Ai në takim me gazetarët ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë të fokusuara në Ballkan dhe do të ketë vazhdimësi edhe me bashkëpunimin e tyre me BE-në në këtë zonë të Evropës.
Reeker ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe ka thënë se është arritur një përparim i jashtëzakonshëm deri më tash në këtë dialog.
Ai ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të shfrytëzohen në mënyrë maksimale, duke përmendur kështu edhe kërkimin e një zgjidhjeje për situatën në veri të Kosovës, dhe shpërbërjen e strukturave paralele.
I pyetur për platformën dhe rezolutën e Serbisë për këtë dialog dhe për veriun e Kosovës, Reeker nuk ka dashur të komentojë në mënyrë konkrete, por ka thënë se është me rëndësi se çfarë thotë Bashkimi Evropian dhe ajo që po bëhet në konkluzat e BE-së, të cilat bëjnë të qartë se çfarë pritet të ndodhë rregullimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe shpërbërjes së strukturave paralele në veri të Kosovës, transmeton REL.
Reeker ka thënë se me rëndësi është që Serbia dhe Kosova të jenë të fokusuara dhe të përkushtuara seriozisht për vazhdimin e dialogut.
Po ashtu,Reeker ka folur edhe për pjesë tjera të Ballkanit, duke thënë se vitit 2013 do të jetë vit jashtëzakonisht i rëndësishëm. Në këtë kontekst ka përmendur edhe zgjedhjet që do të zhvillohen në Shqipëri, duke thënë se Shqipëria e ka rastin ti dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj, se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira.
Reeker po ashtu ka thënë se SHBA-të janë të shqetësuara për retorikën nacionaliste që dëgjohet nga politikanët në Shqipëri, dhe ka thënë se kjo retorikë devijon fokusin nga çështjet e rëndësishme, dhe kjo retorikë nuk do të ndihmojë as në zhvillimin e ekonomisë, e as në zgjidhjet e problemeve siç janë papunësia, dhe problemet tjera.


Qobani vrella e Gadimese16.01.2013/22:06
Duhet me u zegjedhun qeshtje e veriut te. Kosovese ? Mose ka naj far plani tjeter perveq Planit te Atisarit ? Qyshe jam tue percjellun, Pokam frik te madhe !? Se. Neve panaj hjekun mishin dredh nuk dotna Lohn , pome duket edhe Amerikanet e DIN kite far. Sherr. Plan !?

Jobiseda16.01.2013/21:41
Ne vend se ti thuhet shkurt serbis..kta bojn presione mbi neve qe e pranum edhe planin e Ahtisarit e srbia jo.
Qeveria duhet ti lshoj bisedat deri sa perdhelet Serbia nga BE dhe tjeret dhe nuk pranon planin qe ishte nderkombtar i Ahtisarit.

zena nga llapi16.01.2013/15:10
Zotri Reeker kjo nuk eshte asgje,dhe besoj se e din edhe vet personalisht se sa serjoz e merr serbia kit thierrje tane,dhe po aq serjoz ishit sa i perket qeshtjes se veriut.Te ishit serjoz per veriun,siq ishit per Kosoven,keta kriminel as qe kishin guxuar te ndalen aty,por kjo ishte loj e juaja,por mjerisht nuk ka kush tju thot,dhe per ata po e denoni popullin,kur ju e dini qe populli Shqiptar eshte i pa fajshum,dhe eshte viktim e qeveritarve,pa marr parasysh qeveri Shqiptare apo qeveri sllavi.Pera se te filloj dialogu eshte dasht te largohen strukturat e te terhiqen barrikadad e tani te filloj dialogu.Pajtohem ne nuk jemi demokrat,por as ju si demokrat botror nuk do ti kishi lejue barrikadad,e pse i lejoni per ne dhe ne vendin ton.

Beqa16.01.2013/15:01
Me gjith at qe bet deri sot, ju e lat kshtu veriun, tuj besu Serbis serbija vetem gjuhen e forces e din.

Rrustemi16.01.2013/14:28
O zoteri Reeker, po kjo eshte pikerisht zgjidhja SHUARJA E STRUKTURAVE PARALELE DHE KRIMINALE ne veri te Kosoves! Kete po e kerkojna qe 12 vite! Tash vetem duhet ndihma e juve dhe Frances per te realizuar kete zgjidhje! Sidomos Franca, e cila i ka krijuar, dizajnuar, ndihmuar, organizuar dhe mbrojtur keto struktura per vite me radhe, duhet te na ndihmoj qe te permiresohet gabimi fatal i tyre i vitit 1999!

Shemsi Gashi16.01.2013/14:10
Si çdo herë Amerika shpëtimtare e shqiptareve,pa te do të ishim ende nen Sërbi.Unë mendoi se ajo nuk do të leshoje pe,përndryshe,Europa,pa Amerikën do të ishte aleate e Sërbisë,siq ka qenë tradicionalisht.Rroftë Amerika,populli amertikan dhe ai shqiptar me miqesi të përherëshme dhe Zoti e ndihmofte ate dhe popullin shqiptar,drejtë një ardhmerie të ndritëshme!









koliqi23.01.2013/19:31
po me vjen mir qe serbis ma nuk po i shitet me manipulimet e vjetra siq ka manipulu ne vitin 81 po shtu po punon edhe tash siq e ka ba skenarin e vjeter me varresat e ortodokse mir po qka me brengos mas e shumti mu me euleksin qe keta mir e din se kush ka qen personi i kti akti po dalin dhe paraqiten francuza dhe denojn shiptaret duke jav shujtur plagen e shiptarve te presheves per lapidarin qe osht injoruar xhaku i deshmorve te kombit shiptar dhe as nje person i eoropjan nuk dul e i denuan ata xhakpirsa ne mediaj