Sylejman Shaqiri sërish i favorizuar për drejtor të RTK-së

Artikujt tjerė
- Veseli ndërmjetës për ta sjell Krasniqin në Kongresin e PDK-së
- Zeman smund të ndërpresë marrëdhëniet me Kosovën
- Kosova me atashe policorë në vende të ndryshme
- PDK-ja synon ta dominojë Bordin e RTK-së
- Gagica: LDK-ja ka financuar stërvitjet ushtarake të Adem Jasharit
- Drejtori i ri shfrytëzoi RTK-në për projekte private
- Prishtinë: Policia kontrolloi hyrjet para protestës së VV-së
- Sahatqija në Kongresin e PDK-së, Gashi kundër pjesëmarrjes
- Në shkurt nënshkruhet partneriteti strategjik Kosovë - Shqipëri
- Supremja: Emërimi i drejtorëve të klinikave të QKUK-së, i kundërligjshëm
Prishtinë, 16 janar Në tre vjetët e ardhshëm pritet të shihni të njëjtin Radiotelevizion të Kosovës (RTK), sikur që e keni parë në tre vjetët e shkuar. Kjo për shkakun se, sipas një burimi të gazetës, favorit për ta drejtuar transmetuesin publik gjatë kësaj periudhe kohore është drejtori aktual Sylejman Shaqiri.
Krahas Shaqirit, në garë për drejtor të përgjithshëm janë edhe: Muharrem Nitaj, Ragip Luta, Mentor Shala, Jeton Budima, Zymer Veliu dhe Zymer Kelmendi. Burimi i gazetës ka thënë se tre të fundit kanë gjasa minimale për të realizuar synimin në RTK, ndërsa tre të parët dhe drejtori aktual kanë gjasat më të mëdha. Të katërtit, sipas burimeve brenda RTK-së, gëzojnë mbështetje në grupe të caktuara politike.
Midis katër favoritëve, gjasat më të mëdha i ka Syla (Sylejman Shaqiri v.j.). Ka qenë i dëgjueshëm dhe i hapur ndaj të gjithëve në këta tre vjet dhe tani vërehet një disponim për të vazhduar me situatë të njëjtë në RTK, ka thënë burimi i gazetës. Mentori (Mentor Shala v.j.) i ka raportet më të mira me njerëzit e Qeverisë, por ekziston presion i madh publik që ai nuk duhet ta drejtojë RTK-në, shkaku i kësaj afërsie të shprehur ashiqare. (Më gjerësisht lexoi sot në Koha Ditore.)


sl16.01.2013/13:15
po rtk eshte televizion kryekput i mafias,promotor i se keqes ne kosov,vetem merrni disa shembuj,ku ka ne bote qe nje kriminel ... ses qe pas vuajtjes se denimit dhe kthimin e tije e paraqet rtk drejtepersedrejti ne tv si hero,po ku ka qe nje tjater kriminel qe dihet boterishte si puna e kryetarit te shikut televizioni i rtk i ban interviste te drejtepersedrejti,dhe shum te tjere qe ky televizion u bene reklam dhe i shpalle hero.po kjo munde te ndodhe vetem ne kosov dhe ne rtk.kurse per herot e vertete ska pasur vende,as edhe per kryetarin e ndjere rugova,per kolonel tahir zemajn etj etj.turp ty o syle edhe te tjereve qe punoni ne kete tv te mafias

xiji16.01.2013/12:29
qashtu ka than thaqi, edhe do bahet

ferizajlia16.01.2013/12:27
edhe un jam ferizajli kur se kam besu qe ferizajlia shitet per lek se se kemi tradit ju sulejman u shite per pdk se perdryshe sdo kish mrri ne ate post jo qe nuk e meriton por u ktheve ne nje kahje tjeter turp o inderuar

besi16.01.2013/09:43
Lipjani qysh mundet me hjek MIlaim Zeken ky kur vet eshte ne pdk edhe vellaun e ka ne nje pozit te larte ne pdk njashtu edhe ka qene kandidat per kryetar te ferizajit , me gjith rrespektin se kam per sylen nga ana profesionale edhe e adhuroj talentin e tij por perkatsia politike te gjitha ket anen pozitive do ti ja humbe vleren .

Lipjani16.01.2013/09:20
Unë kurr ty nuk t'kisha zgjedh perseri, pasi që nuk ke qenë në gjendje me largu nga RTKsë puntorin e SHIKUT Milaim Zeken i cili nuk ka t'bëj me gazetari fare.








b.r.16.01.2013/13:38
kur doni me u msesu more me mendu si shtet funksional, drejtori zgjidhet apo i vazhdohet kontrata bazuar ne kritere te funsionalitetit dhe profitibilitetit, kjo kompani ka humb krejt kredibilitetin e mundur nen ket grup menagjues dhe pas krejt ketij efekti demtues nuk shihet arsyeja per ndrrime, sharlatanizem total.