Mbikëqyrësit e sigurisë, në hall me skandalet në MPB

Artikujt tjerė
- Kontrata për pasaporta me austriakët mund të prishet?
- Gjyqtari i EULEX-it shpëton gjyqtarët që pasuruan individë
- ZRRE-ja paralajmëron shtrenjtim të energjisë për amvisëritë
- Takimi i sotëm legalizon strukturat ilegale serbe
- AAK-ja i mban zgjedhjet në prill
- VV: Prishtina po e godet vet Luginën e Preshevës
- Pacolli: Kalimi i Çekut në PDK, zhvillim shumë negativ
- Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Kuvajtin
- Për statusin e veteranit deri tash kanë aplikuar 12. 885 veta
- Agim Çeku lë PSD-në, kalon në PDK
Prishtinë, 16 janar - Komisioni i Punëve të Brendshme dhe i Sigurisë është duke e shqyrtuar mundësinë e thirrjes së ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një dëgjim publik, ku do të diskutohej për skandalet e njëpasnjëshme në MPB. Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka qenë i mendimit që Rexhepi të thirrej në interpelancë, por, për shkak se Komisioni nuk mund të bëjë një kërkesë të tillë, atëherë kryetari i Komisionit, Ahmet Isufi, ka propozuar që procedura për thirrjen e Rexhepit në Kuvend, të qartësohet në takimin e radhës që do të mbaj Komisioni.
Me Rregullore të punës, interpelancën mund ta thërrasin së paku gjashtë deputetë, por jo Komisionet parlamentare. Ne, si Komision mund ta thërrasim vetëm për raportim apo dëgjim publik, ka shpjeguar Isufi.
Thirrjen për raportim nuk e ka mbështetur Rexhep Selimi i LVV-së, me arsyetimin se raportimet e deritashme nuk kanë prodhuar ndonjë efekt konkret.
Debatet në Komision, sikur i kemi konsumuar goxha shumë, sepse skanë dalë produktive. Një debat i mirë në Kuvend, do ti kishte shërbyer demokracisë në këtë vend, ka thënë Selimi.
Ai ka rikujtuar se Rexhepi, në raportimin e fundit që ka bërë para Komisionit nuk është ndarë miqësisht. Më 4 dhjetor të vitit të kaluar, Rexhepi pati dalë i tensionuar nga Komisioni për shkak të kritikave që kishte marrë lidhur me mënyrën se si është duke e ushtruar mandatin ekzekutiv. Gjithë nervozizëm, ai i pati thënë Ahmet Isufit se nuk është paraqitur në Komision për të marrë udhëzime se si duhet të punojë, por për të raportuar për gjendjen e sigurisë.
Nuk kisha dashtë këtu, as ju kryetar e askush tjetër me mbajt mësim ose vajs qysh duhet të sillem unë. I keni format e veprimit, shfrytëzoni ato... Narracion mos më bë. Mos më jep mësim, pati thënë Rexhepi... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).


shaip shala16.01.2013/14:29
Se doreheqja eshte akt faqebardh,moral,njerezor...ka treguar Bedr Hamza,pa marre parasysh a shkon diku,por kjo nuk eshte mesim per Bajram Rexhepin,pas atyre vjedhjeve,skandaleve korruptive,qe ky minister i deshtuar te jep doreheqje.Shume simptomatike eshte edhe tolerimi i vazhdueshem i kryeministrit ndaj veprimeve te pahijshme.Por njeriu kur nuk ka fije turp dhe pergjegjesi morale ndaj opinionit,mund te sillet si te do.Tash jam i bindur se Bajram Rexhepi eshte Lui XIV i Kosoves,se moti e kishte varur stetoskopin ne qafe.Pajtohem me Rexhep Selimin se e kot dhe pa efekt do te jete raporti ne Kuvend,sepse Bajram Rexhepi edhe aty po sillet me injorance,dhe thjesht po tallet.E mjera skene politike kosovare me kesi ministra dhe ca kryetar te komunave.

xhevdeti16.01.2013/13:32
Skandalozin e keni ne krye te policise se Kosoves,por kush guxon tia jep denimin kur dihet se ky e ka kryeallkaponen me allkapona ne krye te Kosoves.

Analfabeti16.01.2013/13:30
kjo është gjendja në Kosovën e mjerë,kur emërohen njërëz në pozita në të cilat nuk kanë lidhje profesionale, dhe ate prej komunave e deri në qeveri.Edhe këshilltarët që i kanë,i marrin prej partisë së vet, sa për të marrë një pagë, sepse nuk posedojnë shkollën përkatëse për të qenë këshilltarë në postet.Ishalla Zoti e bën mirë, por si që po duket nuk ka me iu shku gjatë.

baca16.01.2013/12:59
Metevertet sjellja e Bajram Rexhepit eshte skajshmerisht jo njerzore dhe aspak konbetare,si ska aspak meshir ndaj gjakut qe i takon, si si vjen turp qe vehten e quan pjesmarrs ne UQK, me sjelljet dhe papergjegjesin e vet po i ule vlerat e UQK, po e pengon vet dhe me bashkveprimtaret e tij qe te mos njohin pavarsin e Kosoves shtetet qe ende se kan ber nje gje te till, turp, turp ,

Drini16.01.2013/12:36
Kryneqsija prej ministrit te punve te mbrendshme,nuk ka te bej asgje me anene tij profesionale,dhe pergjegjesija nuk duhet te bjen mbi te por mbi ata qe e keshillojn qe te sillet dhe te vepron
keshtu.

Ahmet16.01.2013/10:12
A bon bre me kthy MUPin Serb. Me honger dajak hajhim po bash qishtu nuk vjedheshin e nuk na shkaterojshin perpsektiven Evropiane.

Naimi16.01.2013/09:27
Te gjithe jane ne halle, sepse, te gjithe e kane marre nji pjese te kajmakut.









theranda17.01.2013/07:22
Per skandalet e nje pas njeshme qe po ndodhin ne ministrin e punve te mbrendshme jam i bindur se edhe bajram rexhepi asht i gatqem te jap doreheqje ,por aj e ka ni hall! qka do te behet me te pas doreheqjes,aj e di mire se sa ka vjedh ne ket ministri , e ku do me ba vendin qe duhet me dhan llogari per te gjitha skandalethajnit.