Hoxhaj: Shqiptarët e Preshevës, më të diskriminuarit në Evropë

Artikujt tjerė
- Kocijançiç: Veriu temë qendrore e dialogut
- Gjenerali Halbauer dallon strukturat paralele nga ato kriminale
- Hoxhaj: Shqiptarët e Preshevës, më të diskriminuarit në Evropë
- Përfundoi konferenca e Zhvillimit të nënoficerëve dhe bashkëpunimit ndërregjional
- Katërmbëdhjetë vjet nga masakra e Reçakut
- UNMIK-u nuk është i përfshirë në bisedime
- Vazhdojnë përplasjet në degët e PDK-së në Prishtinë e Viti
- Buzhala kundër Çelajt, pro Krasniqit
- Presidentja Jahjaga në hapjen zyrtare të World Future Energy Summit
- Wall Street Journal: NATO-ja e ngujuar në Kosovë
Prishtinë, 15 janar - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë më të diskriminuarit në Evropë, ndërkaq sipas tij, Serbia është, duke vazhduar me politikën e Milosheviqit në Luginë.
Qeveria serbe duhet ti marrë të gjitha hapat që ti respektojë të drejtat e shqiptarëve dhe të respektojë marrëveshjen e Konçulit. Ne jemi të shqetësuar dhe atje është e trashëguar një politikë e së kaluarës së Milosheviqit, është shprehur Hoxhaj nga Egjipti në një intervistë në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë se në rast se qeveria serbe do të ndërhyjë në mënyrë të dhunshme ta rrënoi lapidarin, atëherë kjo do ta destibalizonte tërë rajonin.
Ministri i Jashtëm ka folur edhe për takimin që pritet të ndodh më 17 janar, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq.
Ai ka thënë se ky do të jetë njëri prej takimeve më të rëndësishme, pasi që do të bisedohet për tërheqjen nga Kosova të të gjitha strukturave ilegale serbe.








zena nga llapi 15.01.2013/13:53
Po pse prej Egjipti more zotni,Egjipti eshte larg e nuk digjohesh fare,po ktheu e qendro ketu pran Lugine e leshone zanin ma te madh qe tju niejn nderkombtart se qka po ndodh me Luginen e Vetmuar.