Përfundoi konferenca e Zhvillimit të nënoficerëve dhe bashkëpunimit ndërregjional

Artikujt tjerė
- Kocijançiç: Veriu temë qendrore e dialogut
- Gjenerali Halbauer dallon strukturat paralele nga ato kriminale
- Hoxhaj: Shqiptarët e Preshevës, më të diskriminuarit në Evropë
- Përfundoi konferenca e Zhvillimit të nënoficerëve dhe bashkëpunimit ndërregjional
- Katërmbëdhjetë vjet nga masakra e Reçakut
- UNMIK-u nuk është i përfshirë në bisedime
- Vazhdojnë përplasjet në degët e PDK-së në Prishtinë e Viti
- Buzhala kundër Çelajt, pro Krasniqit
- Presidentja Jahjaga në hapjen zyrtare të World Future Energy Summit
- Wall Street Journal: NATO-ja e ngujuar në Kosovë
Prishtinë, 15 janar - Forca e Sigurisë së Kosovës përfundoi sot konferencën e parë regjionale me temë Zhvillimi i nënoficerëve dhe bashkëpunimi ndërregjional. Në të morën pjesë nënoficerë të ushtrive të vendeve të rajonit dhe nënoficerë të Komandës Amerikane për Evropë, si edhe të Ushtrisë gjermane, etj.
Qëllimi i kësaj konference ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të FSK-së dhe ushtrive të rajonit, si dhe mënyra e zbatimit të tyre në ushtritë përkatëse. Në prezantimet e të gjitha vendeve edukimi dhe trajnimi i pjesëtarëve si dhe puna e tyre me trupat ishte prioritet i ligjërimeve dhe angazhimeve në formë debati gjatë punimeve të konferencës.
Nënoficerët e FSK-së së bashku me ata të rajonit vizituan edhe njësinë e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në Ferizaj, ku patën mundësin të shohin punën e kësaj komande si dhe të njoftohen me trajnimet që zhvillohen atje, duke filluar nga trajnimi bazik e deri tek trajnimet e specializuara.
Në fund të konferencës të pranishmëve iu ndan mirënjohje nga Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Rrahman Rama. Gjenerali Rama u shpreh i kënaqur me rezultatet e konferencës si dhe i falënderoj ata për pjesëmarrje duke shprehur gatishmërinë edhe për bashkëpunime tjera të ndërsjella në mes të FSK-së dhe ushtrive tjera.
Pjesëmarrës të kësaj konference ishin nënoficerë të lartë të FSK-së, Shqipërisë, Maqedonisë, Amerikës, Sllovenisë, Malit të Zi, Gjermanisë dhe nënoficerë të lartë të NATO-s. Ata u shprehen të nderuar dhe shume optimist për të arriturat e FSK-së, si dhe për vullnetin dhe gatishmërinë e kësaj Force për të punuar akoma më shume.
Konferenca rajonale e nënoficerëve e organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës është e para e këtij lloji në nivel të tillë në rajon, dhe se takime, trajnime dhe operacione të përbashkëta planifikohen që të zhvillohen edhe në të ardhmen më vendet e rajonit, gjithmonë në kuadër të planeve bilaterale të bashkëpunimit.







kuki15.01.2013/13:46
Cfare titulli !!! Une mendoi se oficeret nuk mund qe te zhvillohen . Ata mund qe te aftesohen prefesionalisht , permes te rinovimit te diturive te tyre profesionale me ane te kurseve , seminareve , apo e ushtrimeve perkatese .