• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

UNMIK-u nuk është i përfshirë në bisedime

Publikuar: 15.01.2013 - 12:10

Prishtinë, 15 janar - Misioni i OKB-së në Kosovë nuk është pyetur fare kur qeveria vendosi të ndërpresë pagat për stafin lokal të Zyrës në veri të Mitrovicës. Për këtë autoritetet serbe kanë vendosur që çështja jo vetëm e financimit, por edhe Zyrës në veri të bisedohet në Bruksel. Një zëdhënës i UNMIK-ut, Oliver Salgado, i ka thënë Radio Kosovës se UNMIK-u nuk është pyetur dhe nuk është i përfshirë fare në bisedimet në Bruksel.

Misioni i OKB-së në Kosovë po këmbëngul se është akoma e nevojshme mbetja e stafit të saj ndërkombëtar e vendor në veri, për të ndihmuar në parandalimin e konfliktit, ndërmjetësimin dhe lehtësimin e komunikimit në mes të dyja etniteteve në këtë pjesë të Kosovës.

Ky mision ishte detyruar një muaj më parë të ndërpres kontratat e stafit lokal në veri, pasi siç ka njoftuar UNMIK-u autoritetet vendore pa ndonjë paralajmërim i kanë ndërprerë financimin e saj.

Nevoja e paprekshmërisë ose jo të këtij stafi është paralajmëruar të diskutohet sot në nivelin e dy kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës. Për këtë zyrtarët e UNMIK-ut njoftojnë të mos jenë përfshirë fare në konsultime.

Zëdhënësi i këtij misioni Oliver Salgado i ka thënë Radio Kosovës se tashmë kanë bërë të ditur problemin e financimit. Sipas tij misioni i OKB-së në Kosovë është duke pritur rezultatet e takimit në kryeministrave ,Thaçi e Daqiq.

Nga autoritet kosovare nuk është shpjeguar se çfarë saktësisht rreth UNMIK-ut do të diskutohet, përderisa burime brenda këtij misioni kanë thënë se kreu i tij Farid Zarif u ka përcjellë zyrtarëve vendorë se megjithatë për misionin vendoset në Nju-Jork.

Autoritet serbe, ndërkaq sipas raportimeve në media, vazhdojnë të kërkojnë mbetjen e stafit të plotë të UNMIK-ut në veri.

Ndërsa punëtorët serbë të UNKIK-ut, të cilët sipas të dhënave të policisë është mësuar se punojnë edhe për strukturat paralele janë deklaruar se do të punojnë edhe pa paga.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell