Shefi i ri i EULEX-it vendos prioritet luftën kundër korrupsionit

Artikujt tjerė
- Evropianëve nuk u pëlqen, por as nuk u pengon rezoluta serbe
- Freedom House: Kosova sërish pjesërisht e lirë
- Mbikëqyrësit e sigurisë, në hall me skandalet në MPB
- Analistët: Zbutet Qeveria, do të bisedohen edhe temat e padiskutueshme
- Selimi e Hasani nuk e përjashtojnë shpërthimin e konfliktit në Preshevë
- Dyfishohen pagat e anëtarëve të këshillit Drejtues të UP-së
- UNMIK e OSBE dënojnë dëmtimin e varrezave ortodokse
- Buzhala, instrument i Memli Krasniqit?
- Thaçi: Vetëm me dialog dhe paqe zgjidhen problemet në Preshevë
- Rritet numri i personave që humbin jetën në vendet e punës
Bruksel, 15 janar - Bernd Borchardt, shefi i ri i misionit EULEX, nga 1 shkurti zëvendëson francezin Xavier Bout de Marnhac. Ai, siç raportojnë sot mediet, në një konferencë për shtyp në Bruksel, diplomati gjerman, me përvojë në Kosovë, deklaroi dje si prioritete luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kur u largova nga Kosova në vitin 99 pata bindjen e plotë se populli kërkonte paqe dhe liri, por përveç kësaj ata donin institucione të qëndrueshme, demokraci dhe rend ligjor. Pra, ne jemi këtu për të ndihmuar Kosovën europiane, në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Por, kemi ende sfida të rënda përballë nesh, siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar, u shpreh Bernd Borchardt.
Megjithëse komandanti i operacioneve civile u përpoq të shmangte tema sensitive të dialogut Prishtinë-Beograd, shefi i deritanishëm i EULEX-it sqaroi se për misionin, prioritet tjetër i rëndësishëm mbetet veriu i Kosovës.
Situata në veri mbetet një çështje e një shqetësimi të lartë për misionin, siç ka ndodhur këto dy vjet. Por, ka ndryshime domethënëse, siç është nisja e zbatimit të marrëveshjes për pikë-kalimet kufitare... Në termat e sigurisë ka ende një çështje delikate, që duhet zgjidhur, që është liria e qasjes dhe e transportimit të të gjithë punonjësve në dogana. Siç e dini, ne i transportojmë me helikopter oficerët e doganave dhe policët kufitare të Kosovës dhe kjo është një mbështetje e kushtueshme për misionin, tha Xavier Bout de Marnhac, kreu (në largim) i EULEX.
Veriu i Kosovës pritet të diskutohet dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, mes kryeministrave Thaçi-Daçiç, më 17 Janar. Këtij takimi i paraprin të martën, ai i kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit. Pas ndërprerjes së fundjavës, palët vijojnë diskutimet teknike për energjinë, telekomin dhe mbi mënyrën e funksionimit të doganave në pikë-kalimet kufitare.


zena nga lapi15.01.2013/13:41
Shpresat e fundit per te ber diqka te mir ne Kosov,se Kosova ishte dhe eshte viktim e vendasve dhe nderkombtarve,por shpresoj se ky gjerman do te sjell rend dhe rregull ashtu siq ka ne vendin e vet,ky do ti luftoj te gjith qe e kan shkel ligjin,pa marr parasysh a eshte peshk i madh apo balen e madhe,se ky njeri kishte ndigjuar qe ne Kosove ka balena te medha.

Agimi15.01.2013/12:36
Vetem gjermanet krijojne rend e rregull kah te shkojne.

shaip shala15.01.2013/11:41
Nese dikush nuk e di,le te kuptoje se EULEX e ka so ... nitetin e plote ne Kosove,dhe duke e ditur kete,kam pritur me shume nga ky mision,por ja,deri tash kane deshtuar.Premtimet e shefit te ri te Eulexit mund te duken shpresedhenese,por duhet se pari te konfrontohet me qeverine,sepse atje jane peshqit e medhenj,dhe luftimi i korrupsionit ne Kosove eshte nje proces i gjate,per shkak rrenjave te thella te kesaj plage kanceri te shoqerise,si te hithrave.

Mali15.01.2013/11:22
Kurrupsioni dhe krimi i organizum ne Kos.funksinon ne forme piramidale,dhe ne kry te piramides esht Hashim Thaci,dhe pa u burgos hashimi lufta kunder kurrupsionit,nepotizmit,krimit te organizum esht thjesht demagogji dhe fyrje per qytetart e Kos.Por qendrimi i hashkos ne pushtet i konvenon BE dhe serbis,sepse vetem me hashkon ne pushtet serbia arrin me derrmu dhe shkatrru te arriturat politike qe ka be Kosova pas lufte,kurse BEs hashko i ndihmon duke ndihmu serbin me u antarsu me shpejt ne BE,kjo esht e verteta tjerat jan polla ... .

agim 15.01.2013/11:02
Kjo mafia jonë eshtë shume e shkathët munden leht ta blejnë edhe kete.
Kush nuk don të behet milioner??

Beka Ger15.01.2013/10:34
Edhe une besoj ne ket shefin e ri Gjerman se dot ket permisim se shteti me demokratik ne bote eshtë Gjermania shtete qe u zhvillua vetem me pun e jo korrupcion i vetmi shtrt ne evrop qe nukka kriz sepse nukka korrupcion rrrnoft Gjermani se e meriton per shum suksese qe ka mbrri

fati15.01.2013/10:19
ishalla siq po thue por deri me tash kush ka ardhe asgje nuk ka ba ..veq ashte rrite korrupsioni ma shume.por nuk po besoj se pa ja nis prej ma ta mdhenjeve nuk ka ketu kurrgja ,,,

ken3015.01.2013/10:18
Mendoj se shefi i ri i EULEXit do të jetë ndryshe nga dy shefat e EULEXit Francez. Shefat e EULEXt Francez ishn prosërbë dhe qellimishtë lejonin korrupcinin e pakontrolluar në Kosovë që ta parandalojnë shtetëformimin e Kosovës në shtetë ligjor.Shefat e EULXit Francez punonin me urdhra politike të Serbies.

vilsoni 15.01.2013/10:12
besoi qe me ket do te filloi epoka e arte e luftes kunder krimit dhe korrupcionit ne kosove ..se besoi qe Germania si kampione Ekonomike dhe Pollitike ne Evrope do te qoi dikend per ta kopmprementuar vendin e vet .. KRIMI EKONOMIK DHE POLITIK NE KOSOV Duhet te ndjehet jo rahat per ket fakte .








Lamilati15.01.2013/14:40
Tako ti Allaha!
Po keta paraardhesit e tu e kane ba fet"...