Ndarja e Kosovës: zgjidhje apo ide e gabuar

Artikujt tjerė
- Thaçi: Vetëm me dialog dhe paqe zgjidhen problemet në Preshevë
- Rritet numri i personave që humbin jetën në vendet e punës
- Zëvendëskryeministri Kuçi viziton Mbretërinë e Bashkuar
- Krasniqi priti nxënës të shkollës Zahir Pajaziti nga Orllani
- Ministri Çeku priti Samuel Zhbogarin
- Hoxhaj: Njohja e Kosovës, vendim i tërë shoqërisë egjiptiane
- LB fajëson Shqipërinë e Kosovën për gjendjen në Luginë
- Thaçi miratoi dorëheqjen e Hamzës
- Prendrecaj mohon të ketë urdhëruar shoqërimin në polici të gazetares Skonja
- Ministri Gashi në Abu Dhabi prezantoi në kapacitetet energjetike të Kosovës
Kur flitet për ndarjen e Kosovës, atëherë më i rëndëishmi është pohiomi se ajo de facto tashmë është e ndarë, dhe se ndryshimi i asaj gjendjeje sot as që mund shihet. Një lloj pat pozicioni është ky: Serbia dhe serbët në veri të Kosovës nuk mund të luftojnë për atë hapësirë, qeveria kosovare po ashtu nuk mund ta përdorë forcën, atë nuk do ta përdorin as forcat ndërkombëtare, autonomia e veriut Brenda Kosovës shqiptare nuk është e mundur. {ka mbetet atëherë?
Në shqyrtimin e dilemës së vëndosur në titull menjëherë janë të nevojshme së paku dy vërejtje themelore: e para, me shtetësimin e Kosovës (politogjeneza) Serbia nuk humb asgjë, dhe atë për shkak se mund të humbet vetëm diçka që të takon, e Kosova edhe në kuptimin nacional, edhe atë identifikues, edhe me vullnetin politik ka kohë të gjatë që nuk është Serbi, përkatësia e saj Serbisë nuk ka qenë rezultat i historisë shqiptare, por lojës së superfuqive evropiane dhe pretendimeve serbe. Dhe, e dyta, shtetësimi i Kosovës nuk është kurrfarë dënimi për politikën serbomadhe të Milosheviqit, por një process i natyrshëm politogjenetik në kuadër të së drejtës së popujve për vetëvendosje, që në asnjë mënyrë nuk është diç e re, dhe mjafton në këtë kuptim të përkujtojmë 14 pikat e Ëilsonit (nga viti 2918). Posaçërisht duhet theksuar se problemi më ië vështirë sot në Ballkan (por edhe para shtetëzimit) në asnjë mënyrë nuk është Kosova, por është Bosnja dhe Hercegovina, dhe ate në kuptimin afatgjatë, për dy arsye: bëhet fjalë për përpjekjen e shkatërrimit të kroatizmës (dhe kjo është diç edhe më e rëndë se pabarazia) dhe më pas kurrfarë zgjidhjeje e vërtetë në nivel historic në BeH as që shihet, dhe kjo është vetëm një: përbërja trepalëshe e BE-së, pra boshnjako/muslimane, serbo/ortodokse dhe kroato/katolike.
(Tekstin e plotë rreth ndarjes soe jo të Kosovës, mund ta lexoni sot në Koha Ditore)


Agimi15.01.2013/14:23
Molla e kuqeToplica me rrethin afer 300 kadunte kan jetuar shumica shqiptar,turq,ashkali,qerkezet qe edhe jan zhdukur ose jan asimiluar.Sot Toplica ne rrethin eshte e paster vetem me serb,ky territor eshte i shtetit te serbis.A munden teritori i Toplces te jete nen Kosov,pergjiigja do te je JO.Veriu Kosoves eshte i banuar vetem me serb,aty aty jeton disa shqiptar dhe rrom.Nuk jam nje politkan i madh qe te paragjykoj qfar do te ndoth,Por shembulli i Topices do te jete edhe i Mitrovices.

ademi15.01.2013/11:58
Ndarja e Kosoves asesi nuk esht zhgjidhje por problemi esht tek ne sie Komb perderi sa ne sie Komb nuk dijm se sie te veprojm per ardhmerin ton nuk jemi unik ndaj veprimeve tona te perbashkta Kombtare athere normal se Evropa deshiron disi ta zhgjidh ket problem qe esht kriuar per shkak te paafsis son Kombtare dhe po sa ta sikuron qe nuk do te ket efekt domino ndarja e Kosoves kjo ndarje do te behet edhe de juro realidet pra varet prej gadishmeris son sie Komb se nese do te ket ndarje te pa drejt Historike te Kosoves athere i gjith Kombi Shqiptar qe jeton sot ne 6 shtete do te kerkon vetvendosje.







Helika15.01.2013/14:34
Kush ban pazar me token e vet? Natyrisht primitivi dhe naivi. Ec bre cfar ndarje mos beni humor palidhje.