FSK-ja në misione paqësore, vetëm me pëlqim të Kuvendit

Artikujt tjerė
- Autonomia për veriun, rrezik për rajonin
- Tejkalimi i Paketës së Ahtisaarit rrezikon funksionalitetin
- Iliricum A: Zyrtarë të MPB-së kanë kërkuar ryshfet (video)
- AP për rezolutën serbe: Kërkohet autonomi brenda Kosovës
- Rezoluta, një ofertë (jo)serioze serbe për veriun
- Neglizhohet hapja e ambasadës në Mal të Zi
- FSK-ja në misione paqësore, vetëm me pëlqim të Kuvendit
- Memli Krasniqi, i favorizuar për kryetar të PDK-së në Prishtinë
- Mustafa: Daka shpif, jam i pastër
- Nga Ministria e Drejtësisë kërkohet fletarrestim ndërkombëtar për Zharkun
Prishtinë, 13 janar - Kuvendi i Kosovës, nga java e ardhshme, do të nisë përgatitjet për krijimin e bazës ligjore për dërgimin e Forcës së Sigurisë në misione paqësore e humanitare në botë, shkruan sot Koha Ditore. Sipas gazetës, projektligji, me anë të të cilit pretendohet të rregullohet kjo çështje, u është shpërndarë deputetëve në fund të vitit të kaluar dhe javën e ardhshme pritet ti nënshtrohet leximit nga ana e anëtarëve të Komisionit për mbikëqyrje të FSK-së. Në operacionet jashtë vendit parashihet të dërgohen vetëm ata që janë përgatitur dhe stërvitur për situata të caktuara.
Drejtori i Departamentit për marrëdhënie me publikun në MFSK, Ibrahim Shala, konsideron se FSK-ja ka mjaft pjesëtarë të tillë.
Në fusha të caktuara, siç është deminimi apo kërkim-shpëtimi, FSK-ja ka arritur kapacitetet e plota operacionale dhe është e gatshme ti kryejë me sukses misionet e tilla, ka thënë ai.
Njësitet e FSK-së, sipas tij, kanë kryer trajnime edhe për raste të tjera dhe janë të gatshme për të bashkëpunuar me ushtri të konsoliduara që janë pjesë e NATO-s.
Edhe vetë ministri i FSK-së, Agim Çeku, para pak ditësh ka konfirmuar se FSK-ja ka pasur shumë trajnime jashtë vendit, ku ka përvetësuar përvoja të mira ushtarake.
( Rreth përgatitjes së bazës juridike për dërgim të trupave të FSK-së jashtë vendit më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)


ademi13.01.2013/10:17
FSKja duhet te shendrrohet ne Ushtri te rregull e zoja qe ta mbron vendin nga agresioni i jashtem e tie sherbej Kombit e vendit e sa per misione te jashtme ne nuk kemi djem qe te kthehen ne arkivole per ta mbrojtur politiken e ndonje fuqie Botrore.







zena nga llapi13.01.2013/11:37
Eshte mir qe FSK te zhvillohet e te ushtrohent ne te gjitha lamit ushtarake,por te shkoni jasht shtetit e shoh te pa arsyeshme edhe pse kan deshir,por dihet financimi i FSK,ma mir do te ishte me ato shpenzime te boj mjete per vete,dhe te jet ne gjendje te reagoj per popullaten e Kosoves,mendoj ne ndonje rast te natyres se sa i perket ndonje sulmi te jashtum skom qa flas se nuk kemi kapacitet e teknik,por ate teknik e kapacitet e ka USA.