• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Mustafa: Daka shpif, jam i pastër

Publikuar: 13.01.2013 - 09:11

Prishtinë, 13 janar - Isa Mustafa nuk i frikohet dëshmisë që Musa Daka i dha një prokuroreje të EULEX-it në lidhje me keqpërdorimet në fondin e tre përqindëshit. Ai, përmes zëdhënësit të LDK-së, tha se akuzat e Dakës janë shpifje dhe përpjekje për ta dëmtuar LDK-në. Njeriu që administroi paratë e mërgimtarëve gjatë viteve 90-të ndihet plotësisht i pastër.

Isa Mustafa nuk i merr seriozisht fjalët e Musa Dakës. E aq më pak deklaratat që Daka i dha në EULEX. Ai vazhdon të pohojë se ky i fundit ia ka inatin LDK-së, prandaj edhe po flet çka është një e zezë kundër kësaj partie. Duket se ai po e nënvlerëson aq shumë sa të shtunën nuk u mor personalisht me këtë çështje. Në vend të tij folën zyrtarë tjerë të partisë.

Sipas Fidan Jupollit, zëdhënës i LDK-së, dëshmia që Daka ia dha misionit ndërkombëtar për sundimin e ligjit në Kosovë nuk është aspak e rëndësishme për partinë e as për kryetarin.

“Sa i përket Fondit të 3 përqindëshit, atëbotë Qeveria e Kosovës të gjitha raportet financiare të këtij fondi ia ka dorëzuar organeve kompetente”, ka thënë të shtunën Jupolli për Express.

Sipas zëdhënësit të kësaj partie, secili qytetar dhe krejt institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme për të gjitha këto raporte.

“Krejt e dinë se ku kanë shkuar dhe si janë shpenzuar paratë e fondit cent për cent”, sqaron ai.

Jupolli thotë se janë vetë udhëheqësit e 3-përqindëshit ata që janë kujdesur që ky raport t’i dorëzohet edhe Kuvendit e edhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Prandaj kryetari dhe e gjithë Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se çdo deklaratë e Musa Dakës është veç një akuzë politike kundër partisë sonë”, ka thënë Jupolli.

Komente (29)

rina kline14.01.2013/08:15

Nuk e di si mundet Isa Mustafa te thot se Musa e ka synimin qe ta prish LDK, ku e dim se Musa Daka eshte nje aktivist i madh ne Amerik edhe pse larg por largesia nuk e ka ndalur kurr Musa Daken. Mbaje veten Isa Mustafa sepse te ka ardhur koha qe te gjykohesh, shpresoj se do te triumfoj drejtesia

Xhevat Berisha14.01.2013/08:05

Daka me rrejt në Amerikë per ndonji amerikan, qysh po rren qe disa here per Isa Mustafen, kish me shkue në burg me vite.

xhafa14.01.2013/07:06

ju kisha kshillu ,se nese dikush e vjedh paren e popullit mos e mbroni, kush di qe te jet.po ja lam drejtesit nese ka prova le ta denojn,,,




Afrim Godeni13.01.2013/22:55

O Musa Daka i kish faktet o Isa Mustafa edhe qfar populli injorant jena more me i mborjt hajnat veq te na kom pa tmerr osht kjo.

luani13.01.2013/20:19

Po supozoim se ISA qenka i paster,mirpo ky duhet te na skjaroi ka i boni milionat, kur e dim se ka punu si asistent ne fakultetin ekonomik.Ndoshta e ka gjet qypin me LIRA.

nefaili austri13.01.2013/19:44

pa hanger hudra nuk te vjen era.

Janjevalija13.01.2013/15:16

Nuk ësht hera e par që po shpik ky far Daka..

gryka topit13.01.2013/14:36

mustafa ka stil intelgenc qa tjeret nuk e kan edhe smunen me pas

Arsimi nga Peja13.01.2013/14:12

E gjithë kjo farsë është që sytë e qytetarëve të drejtohen nga diqka që nuk ka fare të bëjë me realitetin e ditëve të sotme, pra që fokusi të jetë në një vend ku qeverisë i konvenon më së shumti dhe duke provuar që tju shmangin skandaleve të rregullta të tyre ashtu që topin e hudhin në obrrin e tjetërkujt. Ka pasur shumë bujë kohëve të fundit nga skandalet e panumërta nga situata e stërmjerueshme e qytetarëve që fajin e ka vetëm qeveria me në krye me PDKën dhe askush tjetër. Kështu që të kota janë këto tentime të njerëzve të afërt me partin më antikombëtare të vendit PDKës për ti mbuluar desastrat e njëpasnjëshme. Edhe ata që janë anëtarë apo përkrahës të tyre nuk janë më të mirë përpos antikombëtarë si bosat e tyre. Klm

ipswich13.01.2013/13:42

te ne duhet mu merr ligji i kosoves e jo euleksi qdo veper e lajmrojn euleksin mozmakeq per kosov,hajgare po bajn me popull kjo dihet se ldkja ka vidh

doni gilan13.01.2013/13:42

is a i ke pe ander 3 shin se nuk shkon kungulli mbi uj gjill

edmond13.01.2013/13:33

jo te besoj qe je i paster se per gjdo dit pastrohesh ne tush?

LOZANA13.01.2013/13:24

Valla njani po shpif se nuk ka dy te verteta, e kush eshte ai shifet ne fund te ndeshjes, thojn kush kesh i fundit i ka punet mire.

kallauzi13.01.2013/13:21

O pdk nuk osht kjo hera e pare qi po e nisni muhabetin e 3perqindshit e te shpijave ne gjermani po nuk ka kurgjo prej ksaj pune se menihere mas lufte kur ka ardhe isa ne prishtine prej tiranes e prishtinalite e mbajne mend mire ket pune fjalet e kerkesat e para te "komandanteve" kane qene ku jan paret e kur ja u rrehu hundet me letra e ju that tash ju kallxoni ku jane paret u harru ajo pune, po kqyrni me rrena me fitu prishtinen se ndryshe nuk keni shanca

Shrui13.01.2013/12:29

fol ne emer tende, mos u thire ne emer te qytetarve....

frenki13.01.2013/12:22

te nderuar,mos e perzieni partin me individ,mos e mbroni te keqen pamvarsisht se ciles parti i perket,Isa i perket partis qe e admiroj,por mjaft esht fsheh ky person,ka ardh koha qe te japin pergjegjsi te gjith ata qe jan kamuflu ner parti qe mga '92,mos na lasht zoti pa nderkombtar,nderkombtaret edhe shqiprin e kan ber shtet,te frymojm lirshem ndojher dhe ne nga tradhtaret tan

xhati13.01.2013/12:21

Asht shum let pytne Isen a ka punu ne gjermani pergjegjja asht jo ku e more gjith ket pasuni edhe thmija e thmive kan pare neper banka Se ti nuk i ki ne emnin ton Qka po me nervozon qaj zedhensi jo Isa kshtu jo Isa ashtu po rri ti se ti nuk din as ni san se ti je klysh i ti. Edhe kta te vendlindja thrret kan vjedh se me qato pare ja kan nis mu pasunu e di sa paret i kom dhon vet esht koha mu zgju nga gjumi....

Ylberi13.01.2013/12:12

Idiotizem eshte kjo. Nuk po merren ne pergjegjesi keta te cilet tash jane tue ia marre kafshaten e gojes qytetarit ne kohen kur themi se jemi shtet te organizuar me te gjithe makanizmat shteteror e po tentohet te mirret dikush ne pergjegjesi per veprimet para 20 vjeteve kur dihet se si ka qene organizimi paralel ne kohen e Millosheviqit. Klasa e cila qeverise aktualisht me Kosoven po mundohet me e perlye edhe tjeter kend si eshte vet...

lumi13.01.2013/11:52

Me duket me e drejte te thuhet Fatmir Sejdiu po shpif! Musa Daka eshte vetem nje piun i Fatmir Sejdiut, te cilet ne bashkepunim me strukturat nentokesore te Hashim Thacit synojne te percajne edhe njehere Lidhjen Demokratike te Kosoves. Nese I. Mustafa paska qene jo i paster, pse e mori Famtir Sejdiu ne kabinet si keshilltar per ekonomi? Pse pas lufte presidenti Rugova i ofroi I.M. te angazhohet ne departamentin per financa qe bashkedrejtohej nga UNMIKu? Loja e Musa Dakes dhe Fatmir Sejdiut eshte e ndyre, primtive dhe dashakeqese. Fatmir Sejdiu eshte shkaterruesi i LDKse dhe sherbetor shumevjeçar i Hashim Thacit, i cili ne cdo moment mund ta shantazhoje Sejdiun, duke ia prezantuar ne opinion dosjen e te birit, Bardhyl Sejdiut. Fatmir Sejdiu po deshmohet vetem si pensioner i frustruar, i cili eshte i interesuar te beje sa me shume deme ne LDK duke i sherbyer PDKse se kriminalizuar!

femka13.01.2013/11:49

Mire eshte qe po diskutohet per 3 perqindshin, po kishte qene mire te shtrohet diskutimi edhe per fondin "vendlindja therret", dhe te sqarohen te gjitha pa dallim.

Barani13.01.2013/11:40

Jame shume i sigurte qe me i pasterti jeni Zotri I. Mustafa.Pore Ju munde te tregoni te VERTETEN pere ate DESHMO e mose u FRIGO. Edhe pere N. Bllacen patene deklarue SHIKOVCAT qe eshte i semure e tjera pore deshmite e ti po tregohene te VERTETA. Prape po te sygjeroji pa FRIG se puna filloji. Te Pershendese.

Mr.Chicago13.01.2013/11:19

Ises se behet vone se parate i ka rahatuar. Isa, perqesh se Musa eshte kunder LDK se. Po ku ka njeri me te perkushtuar se Musa Dakaj per LDK ne. Ai ka qene vullnetare, dhe me parat e veta ka ... puar poshte e larte derisa Isa ka jetuar nga ky fond me vite ne egzil, pa kap pune me dore, por duke shperlare parat e 3 dhe Dardania Bank. Ai dhe bosi i tij Bukoshi qe e masakruan Fondin por sebashku ne menyre tinzare ia moren F.Sejdiut kryetarllekun. Isa eshte kungull qe me ton te notoje pafundesisht mbi uje. Notonte ne komunizem, notoi athere kur vidhte fondin dhe ishte kunder Rugoves me mentorin e tij Bukoshin dhe tash me hile duke rrezuar Sejdiun me punetoret e konsesionareve te PR. Chemical Bank of NY eshte deshmia...

Armend Salihu13.01.2013/11:06

Ktu asgje nuk ka te bej me 3in por kto trillime po mundohet te i fus ne popull vetum PDKja, per te i ja ulur imunitetin Zotit Mustafa dhe LDKes ne tersi, por keni kujdes se kot e keni.LDKja do jet fituse ne kto zgjedhje dhe ska tjeter

afrimi 13.01.2013/11:03

Po more yotni qe po deklaron ma larte se krejte kosova e dine ku kane shku ato mjete mos u thirre ne popull se populli agje nuk dine,e dime qe pas shuarjeve te instutucioneve te kosoves pas hzrjes se NATOS ne Kosove bujar bukoshi pat llomotit diqka ne lidhje me nje raport dz fletesh dhe me kaq eshte mbzlle ajo pune ,askush nuk e ka as nje broshur as nje faqe gayete asgje lidhur me djeren dhe mundin qe bashkeatdhetaret dhane gjate asaj decenie.Cka eshte edhe me keq qe vete presidentit Rugova ja paten ndale mjetet e nevojshme per nje pune normale nuk i kane derguar as telefonin dhe rrymen me pagu,se keta isa dhe bukoshi ishin ulur dhe mire e kishe standardin ne gjermani,plus benin hajgare me popull dhe jepnin deklarata te rreme nga gjermania se mbrenda ore kemi mundesi ti mobiliyojm treqindmije 300000 trupa me i dale zot kosoves e ne anen tjeter serbet mbushnin kosoven me ushtare e paramilitar te cilet bene cdo gje qe diten ta bejne...ku ishin parat per armatim po mire qenka bere qe dicka paska filluar por duhet te hetohet edhe fondi vendlindja thrret,fondi i ahenit si dhe kz qe paska filluar tre per qind liri....

aba13.01.2013/10:16

Kjo eshte loj e PDKes. Po dojin me ia ba keti sikur F. Limajt. Me e largu pak prej skenes deri sa te fiton BOSSI.

Agimi13.01.2013/09:50

Mustafen askush nuk mundet dhe skan fakte me e nxon qe ka vjedh.Mustafa ka vjedh para ,por ka mbules kinse i kan harxhue ne dobi te ishqeveris,kan hanger e kan pije neper restorante e evropes.

feride13.01.2013/09:38

tash kur te futin n burg ket syret te hjeshem.ju prishtinalit shkoni ne rose brigade zgjidhne nji kryetar se veni e lyp

Izber Pasjaqa13.01.2013/09:38

Per Isen e dine te gjithe ne Kosove por njerezit i frikohen pozites qe ka dhe nuk i thone fapur ato.Jo vetem Isa qe ka vjedh tre perqindeshin por kete e ka bere Bukoshi dhe te tjere me ta .Pra kryesia a PDK ,shumica qe ishin atehere ne kohen e Rugoves.Po ashtu edhe Rugova eshte i pari qe ka vjedh.Ai ka shtepin ne prishtin dhe ate ne SHBA,si dhe deponimet ne banken e Zvicres.EUKEX duhet kap te gjithe keta sepse gjygjesia e Kosoves nuk mund te beje asgje sepse jane te lidhur si mishi me thonin udheheqesia dhe gjygjesia qe te gjithe jane ne nje these,

aliu13.01.2013/09:36

O pasha zotin nuk ka sapun qe ju pastron juve po kush juki pastrue aij u dek e u shkue,e tash luni lojna qfare te doni se shum shuplak te ran i kini dhan kesaj kosove.

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu