Forcë e policisë kundër protestuesve gjakovarë

Artikujt tjerė
- Sparkes: Udhëheqësit e luftës smund të kenë të drejtën absolute për pushtet
- Njeriu i dytë i Qeverisë së Kosovës, i paguar edhe nga Serbia
- Detaje të reja për skandalin e korrupsionit për pasaporta (video)
- Rreze Abdullahu, një Ana Frank e Kosovës
- Vullin e quan Kosovën hapësirë, jo krahinë
- Më shumë qartësi për IBM-në pas 10 janarit
- LB kërkon që të mos anashkalohet çështja e Kosovës Lindore
- Serbët në Kosovë për Kërshëndellat ortodokse
- Pritje të gjata në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë
- Forcë e policisë kundër protestuesve gjakovarë
Gjakovë, 6 janar (E plotësuar) Policia lokale e Gjakovës ka përdorur forcën për të larguar një grup të qytetarëve, të cilët që nga mëngjesi kishin zënë dyert e kishës ortodokse në Gjakovë.
Një grup prej mbi 20 vetave, që ka qenë kryesisht nëna që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë luftës së fundit, të cilave i janë bashkuar edhe pjesëtar të lëvizjës Vetëvendosja, me këtë akt po kundërshtonin e ardhjen e serbëve, të cilët të dielën kanë ardhur për të shënuar krishtlindjet ortodokse. Protestuesit kanë qëndruar para dyerve të kishës prej orës 7.30 të mëngjesit.
Fëllënza Bunjaku, një nënë që ka të humbur të birin dhe bashkëshortin, tha se ka dalur për të kundërshtuar ardhjen e serbëve, pasi sipas saj të gjithë këta janë fajtor. Jam nënë që ma kanë marrë burrin dhe djalin në qorapa prej shtëpisë E krejt këta janë fajtor. Ne kemi dalë që këta të mos vijnë këtu, këta janë ata që na kanë ndërruar jetën për 2 minuta e për 360 shkallë, ka thënë Bunjaku të dielën.
Ndërsa Pranvera Sharani që po ashtu ka të afërm të humbur gjatë luftës së fundit, tha se serbët nuk kanë të drejt të vijnë në Gjakovë. Le të din serbet se këtu nuk kanë vend, sepse një grusht njerëz na kanë çrregulluar jetën. Na kanë shkatërrua, le të marrin vesh këtë edhe institucionet se nuk po lodhet askush për askënd, ka thënë ndër të tjera Sharani.
Policia pas orës 8.00 ka nisur të negocioj me protestuesit, në mënyrë që ata të largohen. Mirëpo nuk ka pasur sukses.
Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë u tha nënave dhe protestuesve të tjerë, se edhe pse i kuptojnë shqetësimet e tyre, kjo formë e të vepruarit është antiligjore.
Ne kemi institucionet tona që duhet të merren me ta, ata janë të autorizuar. Kjo nuk është formë e mirë, bllokim i rrugëve dhe hyrjeve duhet të lirohetu tha ai protesutesve.
Por disa minuta para se një autobus me refugjatë nga Serbia të futet në kishën ortodokse, në qendër të Gjakovës, rreth orës 10.20 minuta, policia lokale ka përdorur forcën për të larguar protestuesit, pasi nuk kanë mundur të bind protestuesit të largohen me dëshirë.
Disa prej tyre pasi janë ngrehur zvarrë, dy janë arrestuar, por janë liruar pak më vonë. Mimoza Shala nga lëvizja Vetëvendosje e cila i është bashkuar kësaj proteste, tha se kjo vizitë ka qenë politike e jo fetare.
Ndërsa duke u ndërlidhur me reagimin e policisë, Shala tha se asnjë herë në jetën time nuk jam ndier më e fyer se sa sot.
Reagimi i policisë është në mbrojtje të serbëve duke dhunuar qytetarin tonë. E pat edhe vet, i zvarritën nënat, të cilat kanë dhimbjet e tyre, k thënë ndër të tjera ajo.
Megjithatë nën përcjelljen e forcave të policisë, një autobus me serb ka arritur që të futet në kishën ortodokse për të kryer ritin fetar me rastin e krishtlindjeve.
Gjokica Stanojeviq, një nga udhëheqësit e dhunshëm të komunës së Gjakovës, i cili ka qenë edhe udhëheqës i kësaj vizite, duke ju përgjigjur mediave lidhur me këtë vizitë, ka falënderuar ata që kanë mundësuar këtë vizitë. Kjo është një festë fetare, e ne lutemi për të falur mëkatet. Në këtë mes ka pasur shumë mëkate, por mendoj se duhet të shikohet nga e ardhmja dhe pajtimi i ri, jeta vazhdon. Ai i cili ka bërë diçka duhet të përgjigjet para Zotit dhe njerëzve. Për çdo viktimë është dhimbje, pavarësisht a janë serbë apo shqiptarë, ka thënë Stanojeviq.
Emri i Stanojeviq ka qenë pjesë e emrave të pankartave që të dielen protestuesit kanë mbajtur në duar si të akuzuar për krime kundër popullatës civile.


Hajrullah 07.01.2013/07:21
Po edhe keta protestus me dite që policia e shkjaut ju del ne prite ishin ik si pulat pa kry .

rita kurhasku06.01.2013/22:40
Turp para botes e cila na shikon se qfar policie kemi .
Te mjera ato nena te cilat perjetuan sot edhe nje dhune nga policia e jone e udhehequr nga Bajram Rexhepi

rita kurhasku06.01.2013/22:34
turp i botes krejt bota o ka kesh me ne

artan06.01.2013/21:11
Qfar turpi ne qfar situate ka ardh populli Kosoves, po dy nga keta policet qe doken ne foto kane qene bashkpuntor te serbis para luftes d.m.th ende duke zhvilluar aktivitetin e vet...TURPI esht ky se brina nuk ka.

Driton Bakija Gjakove06.01.2013/21:02
Te lumte ,Vetevendosoje.

Jakovars06.01.2013/20:50
Policise Kosovare po ju duket pak ajo qe na ka bere shkjau e tash keta "tanet" duhet ta vazhdojne punen e shkijeve qe e kane lene per gjysem ACAB

gjakovari06.01.2013/20:01
meshoni meshoni se keta jane shqipetar,eh trima.Shkoni ne ju majt ne Mitrovoce e tragoni forcen.

isufi06.01.2013/19:46
kso skena policija e kosoves i ban veq ndaj shqipterve

sadam hussein06.01.2013/19:05
shkoni rrehni shkit ne mitrovic nja majt

Ujku06.01.2013/17:14
Po pse kjo Polici e Tradhtarit Thaci spo liron Rruget ne Veri,mbase qenka joligjore bllokimi i rruges.
Ne kosove po zhvillohet Politika e Milloshevicit vetem tani nga Thaci.













llaskarca07.01.2013/07:28
Źshtë e pa kuptimtë që të gjith politikanët kosovar ti llogarisim si naiv jo kombëtare të papjekur,apo ku ta di unë se cfar,por me veprat që po i bajnë fatkeqsisht po e dëshmojnë një gjë të tillë.Kta jaranat që po vijnë prej sërbije që të festojnë për masakrat që i kan ba popullatës shqiptare së pari duhet që të distancoheshin plotësisht nga e kaluara,dhe pastaj të kërkonin leje për një ardhje në kosovë,sepse ashtu e kërkon rendi shtëpiak.Po cka ndodh me politikën tonë shqiptare ata skan cfar tu bëjnë sërbve,dhe në vend të tyre i dumllojnë shqiptarët ashtu si në kohën e milloshevicit,ja kështu ështe e verteta jonë.