• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kushtetuta e papastruar nga provizionet ndërkombëtare

Publikuar: 06.01.2013 - 08:34

Prishtinë, 6 janar - Kushtetuta e Kosovës ka mbetur nën Pakon e Ahtisaarit, edhe pse më 10 shtator të vitit të kaluar Kosova e ka shpallur pavarësinë e plotë, duke e përmbyllur fazën e mbikëqyrjes nga prania civile ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Në dokumentin që paraqet aktin më të lartë juridik të shtetit ende figurojnë dispozitat përfundimtare dhe ato kalimtare, të cilat pos që i japin fuqi Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, tregojnë edhe rrugën e transicionit që duhet ta kalojë ky vend. Kushdo që sot e shfleton Kushtetutën dhe i lexon sidomos dispozitat përfundimtare “mëson” gabim se:“Dispozitat e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të datës 26 mars 2007 kanë epërsi ndaj të gjitha dispozitave të tjera ligjore në Kosovë”.

Në realitet nga 10 shtatori 2012, kur Grupi Ndërkombëtar Drejtues e ka shpallur të përfunduar fazën e mbikëqyrjes së pavarësisë, krahas shtetit është pavarësuar edhe Kushtetuta.





(Gjerësisht lexoni sot në gazetën Koha Ditore)

Komente (2)

zendeli06.01.2013/13:31

Po juristat e fort si tanete ta shkrujne kushtetuten sahora veqe e marrin e kupjojne prej ndonje shteti e marrin honorarin u kry puna se shka permban si interpretohet ajo ne rrethana tona keta se qajne koken se rretherrotull jane me analfabeta ju thojne qe na e shkrujtum veqe i presin paret prej honorareve
se a zbatohet ase se zbatohet ju merrnrrnu me ta thon keshtu e ka puna e kesaj qeverije

ademi06.01.2013/12:13

Kushtetuta esht pavarsu por esht kjo elit politike qe e ka per fat te keq sot Kosova e cila nuk ka inderes qe Kushtetuta te pavarsohet se i konvenon kjo qendje mjerimi qe e ka sot populli dhe vendi.

1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell