• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Qeveria e do edhe Vushtrrinë si pjesë të fondit për veriun

Publikuar: 05.01.2013 - 10:21

Prishtinë, 5 janar - Kryeministri Hashim Thaçi do të kërkojë në Bruksel që pjesa jugore e qytetit të Mitrovicës dhe qyteti i Vushtrrisë të jenë pjesë e fondit për zhvillimin ekonomik të veriut të Kosovës. Zyrtarë të lartë qeveritarë, të afërt me ekipin që do të përfaqësojë Kosovën në takimin e 17 janarit, i kanë thënë gazetës se qëllimi i palës kosovare është që fondi për zhvillimin ekonomik, që do të menaxhohet nga BE-ja dhe Qeveria e Kosovës, po ku do të alokohen edhe mjetet që Qeveria e Serbisë ndan për veriun, të përfshijë gjithë regjionin e Mitrovicës, duke lënë jashtë vetëm komunën e Skenderajt.

“Qëllimi është që gjithë regjioni i Mitrovicës të përfitojë nga ky fond. Skenderaj mund të mbetet jashtë, por Vushtrria duhet të jetë pjesë e tij. Ai regjion ka qenë arterie e zhvillimit ekonomik, por për shkak të zhvillimeve politike ka mbetur në gjendje jo të mirë. Fondi duhet të synojë zhvillimin ekonomik të regjionit”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i afërt me ekipin kosovar të bisedimeve.

Gjerësisht për këtë në numrin e sotëm të Kohës Ditore. 

Komente (19)

agim krasniqi06.01.2013/03:38

E ke knaq lavdijekrejt po m shkojn nerva drenicadrenica,po qka bani ma shum se tjert drenica qe duhet me vequlerni kto dallime e levdata vetjakeshikojme te ardhme te gjithe bashke.

dennisi@05.01.2013/22:51

Serbia gjithmon eka pas plan ta marr komunen e mitrovices,kupetohet me trepq, e bjeshket e nemura te ja la shqiperis, sikur te kishin pranu kit oferet te paret ton, zdote kishte nevoj per luft, dhe viktima, e kta Hashimoviqat tradhetar, dojn me shkel mbi gjakun e deshmorve, dhe te ja fal kit pjes Serbis, pra nuk quditem me disa qeveritar tradhetar, se ata e shesin edhe nanen e vet per 100 euro, po me qudit se sa popull badall kishte pas kosova, zdi qysh poi mban kjo tok, pra qelni syt o qorra, se kosova po shitet perdit , cop per cop.e mor popull, pini ju qaj rusi, se per neser skini nevoj me dit qa dote ndodh, ju ekini Hashimoviqin me mendu, e meju rahatu juve.

Petrit Zasella05.01.2013/22:38

edhe ne nje interviste dite me pare ne RTV21 kryeministri Thaci ka thene se Vushtrria do te jete ne bisedime. Por cka do te fiton pala jone? Cka ka interes kjo komune ne keto bisedimet? Mbetet te shihet me 17 apo pas 17 janarit te ketij viti?

lexuesi i Koha.net05.01.2013/22:35

Kryeministri Hashim Thaçi paska punuar me vend që në Bruksel, të paraqes që në bisedimet për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni të përfshihet edhe qyteti i Vushtrrisë.

Albini05.01.2013/22:32

ne tv e pash sonte qe opozita vetvendosje e kundershton kete ide.

Nazanja05.01.2013/22:31

Kush nuk e di Kosova veriore perfshin si territor gjeografikisht ne harten e Kosoves edhe Komunën e Vushtrrisë.

Drenasi05.01.2013/22:29

Cdo iniciativ qe ka per qellim zhvillim e Kosoves veriore rrafshit te Kosoves duhet te pershendetet

Hakiu05.01.2013/19:54


Kjo tregon se sa pa tru e te etur per tjetersimin e ketyre mjetve per ego personale kan pushtetaret tane.Dihet botrisht qysh moti se serbia ndarjen e veriut te Kosves e paramendon vija Vushtrria.E dikush nga qeverija jone e kopjon ket ide pa fitje turpi gjoja ne emer te perfitimeve matriale per ket rajon qka nuk eshte e vertet hiq.Kujtojn keta se populli han kashte e nuk merr vesh,po qe se doni ti ndimoni qytetaret e Mitrovices se jugut edhe rrethines se Vushtrris ket mund ta beni edhe pa kurfar fondi te veqante per veriun.Apo ndoshta edhe me keq po pregaditet tereni per nje autonomi serbe per veriun e cila shih ironin dot jete multi etnike deri ne Vushtrri.Kjo mbetet te shihet se qka qeveritaret tane si surpriz jan ka i pregaditin Popullit ne bisedimet me serbin,ne kohen kur serbia ka nje platform komplet anti Shqiptare edhe anti Kosovare.Dikush dot thot nga qeveria se veq kemi nje realitet ndryshe ne veri e qe nuk guxojn haptas njeher per nje her ta thon haptas sepse i frigohen reagimit te popullit dhe fundit te mjer te tyre.Realitet ndryshe qe kurr me asnje hap te vetum me gjith zemer nuk kan dashur ta ndryshojn,se vete pushtetaret kan lidhje dhe jane te zhytur ne perfitime matriale nga kjo gjendje.Edhe ajo perpjekje per marrjen e vendkalimeve kufitare ka qen e pa sinqert dhe loje e dikujna ska ndryshe si spjegohet qe njesit tona speciale kan dhen llogari per gjdo plumb eventual te shkrpur e mos te flas per gjera tjra qe dihen se qa kan ndodhe me Policet tane te dergum si mish per top.Pushtetar jeni shume te pa denje per kohen qe jetojm,ju nuk mundeni me zgjidhe sen sepse shpyrtin e kini grykes,jeni te lindur per te vjedhur e plaqkitur,interesi i popullit eshte per ju interes personal, fati i popullit per ju eshte i huaj dhe inegzitent.Krijoni fonde per veriun edhe ket me aminin e popullit,Vushtrris do t'ja ndertoni nje rrug te pshurt apo nje ure e qe krejt dot bejn mashalla.Eshte qeru ky popull,zoti na ndihmoft me keta pushtetar...???!!!

Gjakovari05.01.2013/18:59

Njehere i pata degju serbet kur kane thene jo qe do ta marrim Mitrovicen po te gjalle do ta marrim edhe qytetin e Vushtrrisë.

Agoni05.01.2013/18:58

Jam Agoni, jetoi ne Beograd, student ne universitetin e Beogradit dhe e njoh politiken e ketij shteti. Ideja qe edhe Vushtrria te perfshihet ne bisedime me duket serioze dhe hap i mire i qeverise se Prishtines.

dennisi@05.01.2013/18:38

Serbia ka investu 100 vjet, dhe shihene se qfar zhvillimi ka , pra me ndihmen e hashimoviqav, serbia dote investoj edhe 100 vjet tjera ne mbar kosoven, turp per popull budall qe kem, sen skupeton se per qfar qellimi asht tu u ba dollover.

Akademiku Prishtinë05.01.2013/18:29

Me pelqen ideja e Qeverise se Kosoves qe edhe qyteti i Vushtrrisë te jete pjese e ketyre zhvillimeve. Nje qytet me tradite, historik e kultoror siç eshte Vushtrria domosdoshmerisht duhet te futet ne kete fako dhe delegacioni i Kosoves duhet ta kushtezoje kete.

Arbeni Gjilan05.01.2013/16:08

Fondi i veriut qe e ka qujt Thaqi nuk esht fond i serbis por esht fond i republikes kosoves edhe bashkimit evropian mi financu projektet ne veri te kosoves duke perfshi komunat qe pas luftes pak esht investu edhe ter ket fond do ta kontrolloj prishtina nga do qe vjen edhe nga serbia qe vjen do te ket qasje republika kosoves asgje te keqe nuk ka ktu esht hap i mir i thaqit

lavdije05.01.2013/15:14

definitivisht mendoj se THAQI osht kryministeri me i sukseshem deri me tani e SKENDERAJ meriton te jet kryqyteti i KOSOVES sepse me meritat e DRENICES jemi ktu ku jemi andaj respekt te madh per DRENICEN dhe kryministrin THAQI

Jetoni, Suedi05.01.2013/14:08

Po dojka me ja dhan edhe Vushtrrin Serbise, se spo ka bugjet mej zhvillu vet keshtu qe majka Serbie kujdeset per gjysmen e Kosoves e pas disa viteve perseri edhe per gjithe krahinen, sepse shqiptaret kurr shtet skan pas dhe kurr skan me pas!!!

kadri shala05.01.2013/13:28

jo me paret e serbise por me hjeka te qytetareve te mitrovices dhe gjakut te tyre te fitoj edhe te tjeret a? mitrovica duhet fitoj me se shumti tani te tjeret

jeta05.01.2013/12:36

bravo thaqi me pare te serbis e eu don me investu ne kosoven tone. i fote je bre zoti te rujt.

leka05.01.2013/11:41

Te investoje Serbia edhe Vushtine ? A jane normal keta apo te qmendur? Po kur te investon Serbia keto pjese te Kosoves konsiderohet territor i saje.

emini05.01.2013/10:39

eu prite Thaqoviq prite bjeri shkijet deri ne prishtine ma mire e ti vete shkon ne skenderaj bere kryeqytet te drenices se te kosoves jo valla

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu