• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

AKI-ja “filtron” personelin në MPB

Publikuar: 05.01.2013 - 09:58

Prishtinë, 5 janar - Besnik Berisha, i cili nga muaji nëntor është pezulluar nga detyra e drejtorit të Departamentit të prodhimit të dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), është ndër viktimat e para të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Edhe sikur hetimet rreth “skandalit të pasaportave” ta nxjerrin të pafajshëm, ai nuk do të mund të kthehet aty ku ka punuar për shkak se “spiunët e shtetit” kanë ardhur në përfundim se nuk është i besueshëm për të pasur qasje në dokumente konfidenciale.

E dokumentet personale konsiderohen si të tilla.

Agjentët e AKI-së e kanë dhënë vlerësimin për Berishën, pas verifikimit të formularit për certifikimin e sigurisë, të cilin e ka plotësuar ai e të cilin do ta plotësojnë edhe rreth 10 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Çka thonë për verifikimin e pjesëtarëve të PK-së deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të komisioneve për mbikëqyrjen e AKI-së dhe atij për siguri, dhe pse anëtari i grupit që do të mbikëqyrë procesin e verifikimit të zyrtarëve të MPB-së, Rexhep Selimi mendon se procesit të verifikimit më parë duhet t’i nënshtrohen edhe vetë anëtarët e AKI-së, a mund të ketë eliminime në polici dhe sa ka lidhje AKI-ja me SHIK-un, mund të lexoni gjerësisht në gazetën Koha Ditore të së shtunës. 

Komente (7)

agim sahiti05.01.2013/21:34

Jo more te nderuar,nuk qendron vlersimi per papershtateshmeri te besnik berishes.Familja berisha se ciles i perket besniku,eshte nje familje atdhetare dhe shume e rrespektume ,jo vetem ne ferizaj por edhe ne gjitha trojet shqiptare.Mos ja futni kot se kjo nuk ju ban nder es juve te AKIse.

Gezim05.01.2013/20:26

"Diferencimi ideopolitik" I dikurshem i Komunistave apo jo

qERKINI05.01.2013/19:53

U ba kosova nje cirkus i madh. Ani kishe na me AKI. Kur dalldiset fukaraja nuk po dike ku mu ndal.

Rrapi05.01.2013/18:38

AKI nuk duhet te ekzistoj ne Kosove se paku edhe nja 20 vite, po qe se proceset politike dhe ndertimi i shtetit shkon keshtu. Nuk bahet nami edhe po mos te ishte sikur se me pare nuk ishte. Ishin ato qe e banen lesh pune dhe edhe keta do e bejne edhe ma lesh.
Per ndertimin e nje trupi te tille shteterore do te duhet nje parlamentarizem shume i qilter dhe me kuadro jashtzakonisht te shkolluara. Sa per verifikimin e tyre mendoj se nuk ka nevoje ssepse ata gjate procesit te punes do te veteverifikohen nese jane kuadro te meritueshme. Shume me intereson, kur te perzgjedhet nje zyrtare i AKIse psh per kriterin e patriotizmit si do e zgjedhin kandidatin? etj. etj.etj.

xhafa nga Istogu05.01.2013/17:36

Nuk eshte viktima e pare Besnik Berisha. Para tij ket fat e kan pase zyrtaret e larte te burgut te Dubraves.Pasi qe komisioni diciplinor , pasi qe nuk kishte fakte dhe deshmi per qka akuzoheshin ata nga ana e ministrit Kuqi dhe Komisarit te burgjeve Resmi Hoxha, keta dy te fundit gjeten menyren dhe rrugen ma perfide qe mund te ekzistoj dhe ministri Kuqi me nje shkrese derguar AKIse kerkon qe keta ti shpallen , ta quajm keshtu, si armiq te popullit. I njof keto viktima te UDBashve kosovar , te gjith e don shtetin me shum se keta far ministrat e shefi i tyre e vazalet e tyre te AKIse. Por eshte nje thenje e popullit kush ja hape gropen tjeter kujt...E dim ne disa se qka eshte Intelegjenca e nje shteti dhe rubrikat e farikuara per shqiptaret nga ana e Sekretarijateve te Mbrojtjes Popullore, atehere ne Krahinen e Kosoves e sidomos rubrika nr. 32. Kam lexuar me mijera per njerzit qe i njofsha e nji nder ta isha edhe une. Asgje skishte te bente me realiteti por kishte te bente me shpifje

Ilmi Miftaraj05.01.2013/15:47

Nuk po më pelaqen shkrimi dhe futja nen thojza "spiunet e shtetit" ata janë zyrtar të një niveli dhe rëndësie të posaqme.E nese shumica e tyre kanë ardhur në AKI nga ndonë organizat apo OJQ e caktuar duhet verifikue për shkak të rëndësis dhe objektivitetit, sikurse që mendoj se duhet me veprue në çdo institucion e posaqërisht në AKI.

Lez Luma05.01.2013/15:00

Po kta shikat e AKIse a kush ti verifikon

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell