Kthehet në rivlerësim projekti për Qendrën e Regjistrimit Civil

12 Janar 2017 - 10:32      

Gjykata e Tenderëve e ka kthyer në rivlerësim tenderin për ndërtimin e Qendrës Komunale për Regjistrim Civil dhe Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve (QKRC-QRA) në Komunën e Obiliqit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo gjykatë e ka miratuar pjesërisht si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Al-Ber” nga Suhareka për këtë aktivitet të prokurimit, financues i të cilit është Ministria e Punëve të Brendshme.

Operatori ekonomik ankues pretendonte se autoriteti kontraktues (MPB) ka bërë shkelje esenciale të dispozitës së LPP-së nr. 04/L-042 i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin 04/L-237, me Ligjin 05/L-068 dhe Ligjin 05/L-092, siç janë neni 7 i LPP-së-Barazia në trajtim/jo diskriminim, neni 57 i LPP-së-Ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve neni 60 i LPP-së-Kriteri për dhënie të kontratës.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...