Disa lagje dhe fshatrat e Pejës, prej 2 javësh pa shërbime nga kompania e pastrimit

12 Janar 2017 - 08:43      

Lëvizja e vështirësuar në shumë pjesë të territorit të Pejës nuk është i vetmi problem me të cilin po përballën prej disa ditësh banorët e kësaj komune, për shkak të mospastrimit të rrugëve, shkruan sot Koha Ditore.

Në shumë lagje dhe fshatra të Pejës qytetarët po përballen edhe me mbeturina të krijuara, të cilat nuk po barten nga kompania e mbeturinave “Ambienti”.

Në pjesë të ndryshme të lagjeve të qytetit të Pejës është shtuar sasia e mbeturinave, që qytetarët i nxjerrin në rrugë në ditët e caktuara kur “Ambienti” i largon ato. Grumbujt e mbeturinave po joshin edhe qentë e egërsuar endacakë, të cilët po rrezikojnë edhe qytetarët dhe njëkohësisht po i shpërndajnë mbeturinat pastaj nëpër oborre dhe rrugë. Në kompaninë “Ambienti” pohojnë se kushtet e rënda klimatike e kanë vështirësuar në masë të madhe punën në terren.

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...