Foto: Koha

Aksionari komunal i “Ekohigjienës” rrah austriakun dhe drejtorin e kësaj kompanie [video]

11 Janar 2017 - 20:24      

Muhadin Haziri, njëri nga anëtarët e Komisionit të Aksionarëve që përfaqëson Komunën e Gjilanit në kompaninë e pastrimit “Ekohigjiena”, ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar përfaqësuesin austriak të kësaj kompanie.

Haziri gjithashtu ka sulmuar edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit, Senad Ramaj, raporton KTV.

Udhëheqësit aktualë të kompanisë thonë se dyshojnë se këto sulme dhe protestat nga punëtorët po bëhen me qëllim që t’i largojnë nga kjo kompani.

Dyshimet për manipulime ndaj punëtorëve me qëllim të përfitimeve personale ka ngritur edhe subjekti opozitar në këtë komunë, PDK-ja.

Haziri kishte qenë drejtor operativ i kësaj kompanie deri në vitin 2012. Ndaj tij ishin ngritur katër aktakuza, dy nga të cilat ende janë në procedurë.

Kjo nuk e kishte penguar Komunën ta propozojë për anëtar të Komisionit, i cili edhe u zgjodh me votat e asamblistëve të LDK-së.

Por Haziri nuk ndihet fajtor dhe përgjegjësinë për problemet në këtë kompani ua lë investitorëve austriakë. 


Aksionari komunal i “Ekohigjienës” rrah... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...