Foto: Koha / arkiv

“Handikos”-i përfiton nga komuna shërbime shtëpiake shëndetësore

11 Janar 2017 - 12:40      

Komuna e Malishevës dhe OJQ “Handikos”-i Malishevë” kanë nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e shërbimeve shëndetësore shtëpiake, për personat dhe familjet në nevojë, ka njoftuar të martën Zyra komunale e informimit.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe koordinatores së “Handikos”-it në Malishevë, Feride Hoxha, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Vjet ky projekt është realizuar në të njëjtën mënyrë dhe është treguar i suksesshëm dhe për këtë arsye, ofrimi i shërbimeve shtëpiake shëndetësore do të realizohet në po të njëjtën mënyrë. Kjo marrëveshje parasheh vazhdimin e ofrimit të shërbimeve ambulatore në shtëpitë e personave dhe familjeve në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ekonomike, personat me hemodializë dhe personave me aftësi të kufizuara, pastaj personave të moshuar dhe personave të sëmurë, të cilët kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...