Foto: Koha

Lipjani prej 2 ditësh, pa ujë të pijshëm

11 Janar 2017 - 11:35      

Një defekt në tubin e nëndheshëm të ujësjellësit u shkakton probleme banorëve me furnizim me ujë. Kështu Lipjani prej 2 ditësh përballet me mungesë të ujit të pijshëm.

Ndërkaq zyrtarë të kompanisë së ujësjellësit rajonal “Prishtina” në Lipjan kanë sqaruar se vazhdimisht po qëndrojnë në terren derisa ta gjejnë gypin e nëndheshëm të plasaritur, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kemi humbje mjaft të mëdha të ujit të pijshëm, derisa një gyp ka plasur dhe rrjedha e tij po kalon në rrjetin e kanalizimit. Deri tashti megjithëse përpjekjet tona janë të vazhdueshme, ende nuk kemi mundur ta gjejmë defektin dhe si pasojë e kësaj po kemi telashe në furnizim me ujë”, ka thënë Ilmi Bublica, përgjegjës i KUR “Prishtina” në Lipjan.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...