Limaj e të tjerët shpallen të pafajshëm

2 Maj 2012 - 15:03      

(E plotësuar) Deputeti Fatmir Limaj dhe tre ish-luftëtarët e UÇK-së, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala, u shpallën sot paradite të pafajshëm nga një trup gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Paneli i gjyqtarëve, i udhëhequr nga dy ndërkombëtarë dhe një vendase, i shfajësoi katër të akuzuarit nga të gjitha aktakuzat në procesin gjyqësor, i cili njihet si “Rasti Kleçka”.

Prishtinë, 2 maj -  (E plotësuar) Deputeti Fatmir Limaj dhe tre ish-luftëtarët e UÇK-së, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala, u shpallën sot paradite të pafajshëm nga një trup gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Paneli i gjyqtarëve, i udhëhequr nga dy ndërkombëtarë dhe një vendase, i shfajësoi katër të akuzuarit nga të gjitha aktakuzat në procesin gjyqësor, i cili njihet si “Rasti Kleçka”.
Në arsyetimin e këtij vendimi, gjyqtarët thanë se tek të katër të akuzuarit janë gjetur elemente të përgjegjësisë, por prokuroria nuk ka specifikuar veprat, nuk pranoi të ndryshojë aktakuzën pas kërkesës së gjykatës dhe nuk pranoi të thërrasë dëshmitarë të rinj. Prokuroria ka kundërshtuar vendimin dhe ka 15 ditë afat të deponojë ankesë në Gjykatën Supreme. Pas përfundimit të seancës, Limaj, i emocionuar, ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe ketë e vërtetoi edhe drejtësia për të dytën herë me radhë. Ai ka folur shkurtazi para gazetarëve me arsyetimin se do ta flasë më gjatë në ditët e ardhshme, duke shtuar se tani meriton të ketë pak qetësi dhe të qëndrojë me fëmijët dhe familjen e tij, ngaqë prej vitit 2009, kur edhe u ngritën proceset ndaj tij, ka humbur tre anëtarë më të ngushtë të familjes: prindërit dhe gruan.


Prishtinë, 2 maj - 11:37 - (e plotësuar)
Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinës ka shpallur të pafajshëm të akuzuarit e rastit “Kleçka”, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limajn dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.


Prishtinë, 2 maj - 09:32 -  Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë sot pritet të marrë vendim për rastin “Kleçka”, në procesin gjyqësor ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.
Sipas gazetës“Express”, mbrojtja e të akuzuarve ka shprehur bindjen se vendimi i trupit gjykues do të jetë në favor të lirimit të katër të pandehurve, pasi sipas saj, nuk ka prova për fajësinë e tyre.
Ndaj katër të akuzuarve për krime lufte, i njohur si rasti “Kleçka”, trupi gjykues kishte vendosur kohë më parë që të vazhdonte gjykimin, me arsyetimin se ata gjatë kohës për të cilën akuzohen, kanë pasur pozita komanduese në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Pas vendimit për vazhdim të gjykimit ndaj tyre, prokurori dhe mbrojtja kishin vendosur që dëshmitë e mbetura të konsiderohen si të lexuara dhe në këtë mënyrë të shmanget një seancë të dytë e shqyrtimit gjyqësor.
Trupi gjykues, në fillim të procesit, i dha një goditje të rëndë shpresave të akuzës, duke përjashtuar nga lista e dëshmive të vlefshme atë të Agim Zogajt, i njohur ndryshe si dëshmitari “X”, mbi të cilin ishte bazuar një pjesë e mirë e provave të prokurorisë.
Sipas orarit të publikuar të seancave të EULEX-it, seanca e radhës do të mbahet sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe fillon në orën 10:00.
 
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...