Kreun e NATO-s e shqetëson mungesa e burimeve në EULEX

23 Prill 2012 - 18:27      

Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar të hënën se është i shqetësuar për faktin se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, nuk ka burime të mjaftueshme, dhe për pasojë shpeshherë i është dashur Aleancës ushtarake të marrë barrën që nuk i takon.

Bruksel, 23 prill - Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar të hënën se është i shqetësuar për faktin se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, nuk ka burime të mjaftueshme, dhe për pasojë shpeshherë i është dashur Aleancës ushtarake të marrë barrën që nuk i takon.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë nuk ka “burime të mjaftueshme” ka thënë shefi i NATO-s, duke thënë se aleancës ushtarake i është dashur të marrë barrën.

“Të jem i sinqertë, jam shumë i shqetësuar, për faktin se misioni i BE-së, EULEX-i, nuk ka burime të mjaftueshme, që në praktikë, ka implikime të fuqishme për NATO-n, sepse pastaj po ndikohen operacionet tona të KFOR-it”, transmeton DPA, deklaratën e Anders Fog Rasmusen dhënë para ligjvënësve të BE-së, transmeton REL.

Derisa KFOR-i është vendosur në Kosovë pas rrëzimit të regjimit të Millosheviqit, më 1999, misioni i BE-së, është dërguar pas pavarësisë së Kosovës, për të ndihmuar ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe sundimin e ligjit.

“Ne duhet të ndërmarrim detyrat dhe përgjegjësitë që nuk janë paraparë, në veçanti në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Rasmusen gjatë një debati në Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme në Bruksel.

“Shpresoj se ju mund të përdorni ndikimin tuaj në mënyrë që EULEX-i të ketë burime të mjaftueshme”, ka thënë Rasmusen.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton tha se blloku “është gjithmonë në pozicionin e kërkimit të burimeve më të mëdha për të ndihmuar misionin në veri të Kosovës",  kur është pyetur në lidhje me deklaratat e Rasmusenit në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.

“Ne punojmë shumë ngushtë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe ekipin e tij në planifikimin dhe mundohemi që të mbështesim njerëzit në veri”, ka thënë ajo.

Ashton po ashtu vërejti se kjo çështje është ngritur edhe gjatë diskutimeve me sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Tensionet në këtë rajon kanë qenë të larta që kur Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Serbët në veri i rezistojnë autoritetit të Qeverisë së Prishtinë.

Rajoni është goditur nga një valë sulmesh të dhunshëm në javët e fundit, dhe më i rëndi ishte sulmi me bombë që vrau një shqiptar që jeton në pjesën veriore të Mitrovicës.

EULEX-i tha të premten se do të shtojë praninë në veri për shkak të tensioneve të rritura.

Ndërkohë, revista gjermane Spiegel raportoi këtë fundjavë se KFOR-i do t’i bashkohen edhe 550 ushtarë të tjerë para zgjedhjeve serbe të 6 majit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...