Mehmeti mund të kthehet në Itali

18 Janar 2014 - 13:09      

Sulmuesi Agon Mehmeti mund të kthehet në Itali gjatë afatit kalimtar të janarit. Mehmeti është pjesë e skuadrës italiane Palermo, por po luan si huazim në Portugali tek Olhanense.

Sulmuesi Agon Mehmeti mund të kthehet në Itali gjatë afatit kalimtar të janarit. Mehmeti është pjesë e skuadrës italiane Palermo, por po luan si huazim në Portugali tek Olhanense. Mediumet italiane kanë raportuar të premten se për Mehmetin po shfaq interesim skuadra Juve Stabia. Juve Stabia garon në Serie B, ndërsa pas javës së 21-të është e fundit në klasifikim me nëntë pikë. Mehmeti 24-vjeçar është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa më herët ka luajtur për të rinjtë e Suedisë. Ai në Portugali ka shënuar dy gola në 13 paraqitjet e deritashme. Tek Olhanense u huazua verën e kaluar, për një vit.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...