Vdiq humoristja Zyrafete Gashi - Zyra

31 Korrik 2013 - 08:30      

Humoristja shqiptare Zyrafete Gashi - Zyra ka vdekur të martën mbrëma. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj. Gashi ka qenë 57-vjeçare. Ajo ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Për nëntë muaj ishte për shërim në Zvicër. Varrimi i së ndjerës do të bëhet të mërkurën (sot), në varrezat e Prishtinës në orën 13:00, raporton gazeta “Koha Ditore”.

Prishtinë, 31 korrik - Humoristja shqiptare Zyrafete Gashi - Zyra ka vdekur të martën mbrëma. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj. Gashi ka qenë 57-vjeçare. Ajo ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Për nëntë muaj ishte për shërim në Zvicër. Varrimi i së ndjerës do të bëhet të mërkurën (sot), në varrezat e Prishtinës në orën 13:00, raporton gazeta “Koha Ditore”.

Për afro tri dekada në skenën humoristike shqiptare Gashi u bë e njohur me disa role. Ai i Zyrës, ishte roli me të cili ajo u personifikua, në bazë të të cilit mori edhe pseudonimin. Zet’hanja, roli i polices, roli i Dragicës, kanë qenë disa nga personazhet e saj më të njohura. Zyra ka bashkëpunuar me humoristë të njohur të vendit. Adem Mikullovci, Zejnel Tufa, Sevdai Radogoshi - Qumili, Drita Duraku, Teuta Sadiku, Basri Lushtaku kanë disa nga bashkëpunëtorët e saj.

“E përjetoj sikur të më kishte vdekur një anëtar i familjes. Si kolegë kemi qenë shumë të afërt”, ka thënë të martën mbrëma me zë të dridhur humoristi Zejnel Tufa. Me Zyrën ai ka bashkëpunuar për më shumë se dy dekada. Tufa e çmon kontributin që ka dhënë Zyrafete Gashi në humorin shqiptar. Thotë se ajo ka qenë unike në rolet e saj.

“Ka bërë humor bash popullor. Shumë burimor. Më shumë se 90 për qind të skeçeve ajo i ka shkruar vetë. Por ka ditur të marrë edhe nga anekdotat popullore që i ka përshtatur mirë”, ka thënë Tufa, teksa është ndalur tek bashkëpunimi me të. “Një bashkëpunëtore ideale. Kam punuar me të në gati krejt projektet që ka pasur”, ka thënë ai. Tufa ka thënë se vdekja e Zyrafete Gashit lë një boshllëk në skenën e humorit shqiptar. “Sepse ajo ka qenë njëra nga humoristet kryesore në estradën tonë”, ka thënë Tufa. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...