“Shtëpia e sigurt”, del e pasigurt për tri vajza (Video)

10 Korrik 2013 - 20:00      

Ka më shumë se një javë që Burim Hasani nga Peja po e kërkon vajzën e tij të humbur. 15-vjeçarja kishte ikur nga shtëpia më 20 qershor, por vetëm një ditë më pas ishte gjetur nga policia.

Pejë, 10 korrik - Ka më shumë se një javë që Burim Hasani nga Peja po e kërkon vajzën e tij të humbur. 15-vjeçarja kishte ikur nga shtëpia më 20 qershor, por vetëm një ditë më pas ishte gjetur nga policia. Pas marrjes në pyetje të vajzës Rr. H., ajo i kishte thënë policisë se arsyeja e ikjes nga shtëpia ka qenë dhuna familjare e ushtruar nga babai i saj.  Më pas, me vendim të Zyrës për mbrojtjen e viktimave dhe përfaqësues të Entit Social, ishte vendosur që e mitura të dërgohet në një strehimore në Pejë. 

Megjithëse quhej “Shtëpia e sigurt”, kjo nuk ishte treguar e tillë, pasi që vajza kishte arritur të ikë nga aty, madje bashkë me dy vajza të tjera, që gjithashtu ishin strehuar në këtë shtëpi. Nga momenti i ikjes më nuk dihet asgjë për fatin e saj. Babai tash po dyshon se ajo mund të jetë trafikuar.

Drejtoresha e “Shtëpisë së sigurt”, për shkak të konfidencës së strehimores, i ka thënë KTV-së se vajza ka arritur të ikë nga aty pasi ka mashtruar punëtorët e shtëpisë. Ndërkohë, prokurorja e rastit në Prokurorinë Themelore në Pejë, Lirie Morina ka thënë se rasti po hetohet dhe i është kërkuar Policisë së Kosovës marrja e masave urgjente për kërkimin e së humburës.

Policia Rajonale e Pejës thotë se po heton çdo detaj në këtë rast. Madje, edhe atë se si arriti të ikën e mitura nga strehimorja. 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...