LDK e Prishtinës akuzon komunën për mos pastrim të rrugëve e trotuareve

6 Janar 2017 - 12:22      

Asamblistët e LDK-së në Prishtinë kanë fajësuar kryetarin e kryeqytetit për, siç thuhet në kumtesën e tyre, bllokimin e shumë rrugëve, transmeton Koha.net.

Asamblistët kanë shkruar:

Mëngjesi i datës 6 janar e zuri Komunën e Prishtinës me 60% e rrugëve të bllokuara - të pa pastruara. Veçanërisht rrugët rurale në zonat e thella janë të bllokuar nga ortekët dhe sasia e borës e makinerit e ndërmarrjeve të kontraktura nga Komuna po lëvizin shumë ngadalë.

Po ashtu, asnjë metër gjatësi trotuar nuk u pastrua dhe kjo dëshmon se retorika e premtimeve të dikurshme të Kryetarit të sotëm të Komunës së Prishtinës ishte vetëm për konsum politik, sa për të marrë votat që i nevojiteshin, sepse po shihet se ato premtime nuk po realizohen fare dhe se edhe kësaj qeverie komunale po i mungon shkopi magjik për të zgjidhur problemet ditore dhe të përhershme me të cilat ballafaqohet komuna.
Sipas standardeve për pastrimin e borës kompanitë duhet të punojnë non-stop gjatë tërë natës nën mbikëqyrjen e stafit komunal dhe mbikëqyrjes komunale, por kjo nuk po ndodh!?

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prishtinës, kërkon nga qytetarët e Komunës së Prishtinës që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm në pastrimin e borës para shtëpive të tyre, të angazhohen në pastrimin e rrugëve nëpër lagjet e tyre në mënyrë që të mundësohet qarkullimi normal i këmbësorëve dhe makinave qarkulluese. Po ashtu, kërkon nga qytetarët që të pajisen me pajiset e nevojshme për qarkullim në komunikacion, pasi që kushtet e lëvizjes janë të tilla dhe me këtë komuna nuk po luan rolin e vet për krijimin e kushteve, për lirin dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë situatë gati emergjente.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...