Shërbimi SMS Flexy-S prindër –shkollë tregohet efektiv

14 Qershor 2013 - 13:43      

Në vazhdën e përpjekjeve të MAShT për ngritjen e cilësisë në arsim, zyrtarë të kësaj ministrie kanë mbajtur sot një takim me drejtorët e shkollave të mesme të larta të Kosovës, ku është prezantuar shërbimi SMS Flexy-S.
Ky shërbim ka filluar të pilotohet në disa shkolla të Kosovës pas një marrëveshje që ka nënshkruar MAShT me kompaninë “aiKATE“ nga Zagre

Prishtinë, 14 qershor - Në vazhdën e përpjekjeve të MAShT për ngritjen e cilësisë në arsim, zyrtarë të kësaj ministrie kanë mbajtur sot një takim me drejtorët e shkollave të mesme të larta të Kosovës, ku është prezantuar shërbimi SMS Flexy-S.

Ky shërbim ka filluar të pilotohet në disa shkolla të Kosovës pas një marrëveshje që ka nënshkruar MAShT me kompaninë “aiKATE“ nga Zagrebi, për ofrimin e shërbimit SMS Flexy-S, institucioneve arsimore të Kosovës, thuhet në njoftimin për medie të MASHT-it.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, me këtë rast, tha se ky shërbim është edhe një mundësi më shumë për ngritjen e cilësisë në arsim, sepse mundëson përfshirje aktive të kontaktit të shkollës me prindër, të cilët përmes mesazheve në telefonin mobil do të marrin me kohë informacionet në lidhje me obligimet shkollore. Sipas tij,  pilotimi i këtij projekti po tregon rezultate të kënaqshme dhe prindërit po i përgjigjen në masë të madhe këtij shërbimi që atyre iu kushton vetëm 93 centë në muaj. “Kjo e ka forcuar shumë komunikimin prindër – shkollë, i cili ka një rëndësie të madhe për suksesin e fëmijës së tyre”, ka thënë Mustafa.

 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...