Berisha kualifikon Suedinë në Evropian

1 Prill 2013 - 09:51      

Futbollisti kosovar Valmir Berisha ka shënuar gol për të dërguar përfaqësuesen U-17 të Suedisë në kampionatin evropian që mbahet në muajin maj në Sllovaki. Berisha 16-vjeçar, të dielën realizoi në minutat shtesë të ndeshjes kundër Hungarisë (81'). Takimi u mbyll 1:1, por ky rezultat i mjaftoi Suedisë që të renditet e para në grupin e tretë të raundit elit dhe të kualifikohet për fazën finale të evropianit. Suedia në tri ndeshje mblodhi shtatë pikë, aq sa kishte edhe Hungaria në pozitën e dytë. Berisha që luan për U-1

Futbollisti kosovar Valmir Berisha ka shënuar gol për të dërguar përfaqësuesen U-17 të Suedisë në kampionatin evropian që mbahet në muajin maj në Sllovaki. Berisha 16-vjeçar, të dielën realizoi në minutat shtesë të ndeshjes kundër Hungarisë (81'). Takimi u mbyll 1:1, por ky rezultat i mjaftoi Suedisë që të renditet e para në grupin e tretë të raundit elit dhe të kualifikohet për fazën finale të evropianit. Suedia në tri ndeshje mblodhi shtatë pikë, aq sa kishte edhe Hungaria në pozitën e dytë. Berisha që luan për U-19 të Halmstadit, në tri ndeshje realizoi pesë gola. Ai shënoi nga dy herë kundër Bjellorusisë dhe Finlandës. Në ndeshjen vendimtare ai u aktivizua në minutën e 55-të. Startues te Suedia ishte Gentrit Çitaku (Norrkoping). Çitaku kishte shënuar një gol kundër Bjellorusisë. Kjo është hera e parë që Suedia kualifikohet në evropianin U-17 me formatin aktual prej tetë skuadrave. Gjermania për të cilën luajti Donis Avdijaj mbeti jashtë evropianit, pasi të dielën në ndeshjen e fundit dhe vendimtare humbi 1:0 nga Ukraina. Avdijaj luajti tërë ndeshjen, por nuk ia doli të realizonte. Ai kishte shënuar nga një gol në ndeshjet kundër Bullgarisë e Estonisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...