Nis gjykimi ndaj grupit të trafikantëve shqiptaro - serb

27 Mars 2013 - 10:04      

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka nisur gjykimi ndaj grupit të trafikantëve shqiptaro serb. Për shkak të palëve të dëmtuara ky gjykim po mbahet pa praninë e publikut dhe medies.

Gjilan, 27 mars  – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka nisur gjykimi ndaj grupit të trafikantëve shqiptaro serb. Për shkak të palëve të dëmtuara ky gjykim po mbahet pa praninë e publikut dhe medies.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan ka nisur procesi gjyqësor ndaj një grupi të përbashkët shqiptaro serb të akuzuar për veprën penale “trafikimi me qenie njerëzore”.

Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku qysh në seancën e parë ka urdhëruar që gjykimi të jetë i mbyllur për publikun dhe medien për shkak të ruajtjes së identitetit të viktimës.

Megjithatë rajonipress mëson se të akuzuarit Sava Ivkoviq nga fshati Strazhë e Novobërdës, Nenad Vasiq nga Gornji Makresh i Novobërdës, Xhemshit Arifi nga Prishtina dhe Lubinko Andrijeviq do të përballen me dëshmitarët dhe provat e gjetura ndaj tyre, transmeton rajonipress.

Aktakuza e ngritur nga prokuroria Themelore e Gjilanit i akuzon grupin se në mënyrë sistematike e kanë trafikuar të dëmtuarën shqiptare D.B. , gjatë periudhës 20 qershor 2012.

Grupi sipas aktakuzës si bashkë ekzekutor kanë marrë pjesë në tregti me njerëz. Xhymshit Arifi i ka premtuar martesë viktimës D.B., por në fakt ajo në Gjilan u është sjellë serbëve Nenad Vasiq, Sava Ivkoviq dhe Lubinko Andrijeviq.

Në seancën e parë viktima D.B. më shumë e ka akuzuar Lubinko Andrijeviqin. Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojnë edhe tre dëshmitarë dhe të dëgjohen fjalët e të akuzuarve të cilët e kanë mohuar veprën penale.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...